Berisha: Mbi 100 biznese u shkrumbuan te ‘5 Maji’, i dogji mafia e kokainës dhe drogës për Kulla
Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta lidhur me zjarrin në zonën e 5 Majit në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si të qëllimshme dhe të lidhur me interesa kriminale.
Sipas Berishës, mafia e drogës dhe e kokainës i ka djegur bizneset për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave në këtë zonë. “Është koha që PD të bëjë gjithçka për angazhimin maksimal në përmbushje të misionit të saj. Në të njëjtën kohë kur nuk jep asnjë ndihmë, nuk cakton fondin, digjen 2000 biznese në mes të Tiranës. Mijëra qytetarë humbasin bukën e gojës,” deklaroi ai.
Berisha shtoi se pasojat janë të rënda jo vetëm për bizneset, por edhe për qytetarët: “Qindra mijëra shqiptarë që visheshin te ai treg, tani nuk kanë mundësi që të blejnë. Mafia e kokainës, e drogës, i djeg ato për të ndërtuar kulla në atë shesh,” theksoi kreu i opozitës.
Deklaratat e Berishës vijnë në një kohë kur autoritetet nuk kanë bërë ende publike përgjegjësi konkrete për ngjarjen, ndërsa opozita kërkon hetim të plotë dhe transparencë për shkaqet dhe pasojat e zjarrit në zonën e 5 Majit.
KOHA JONË SONDAZH

