Berisha mbledh partitë opozitare
“Takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar”- shkruan lideri i PD, Berisha. Dhe në takim janë partitë opozitare, por jo partitë e Adriatik Lapajt, Agron Shehajt dhe Arlind Qorit. Në takim ishte Fatmir Mediu i PR, PLL me Tedi Blushin si dhe partitë e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, pa harruar edhe disa parti të tjera.
Berisha foli për reformën administrative, ku akuzoi kryeministrin Rama se është shkaterrues i kësaj reforme. Berisha tha se do të reagojnë si opozitë me të gjitha mënyrat.
(kliko për të shikuar)

