Berisha mbyll tubimin me një thirrje për Ramën: Po preke votën, s’do kesh më vend mbi tokë!

Sali Berisha në mbylljen e mitingut në sheshin ”Nënë Tereza” ku çeli fushatën zgjedhore, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama. Sipas kreut të PD, nëse Rama prek votat e shqiptarëve, nuk do të ketë vend mbi tokë për të jetuar. Ai gjithashtu i kërkoi kryeministrit që në 11 maj të largohet me votë, pasi sipas Berishës, ai i ka sjellë dëmet më të mëdha Shqipërisë dhe shqiptarëve.

”Një javë në mbarë Europën u gozhdua Edi Rama, u gozhdua Narkoshteti. Premtimi solemn se shqiptarët do të votojnë të lirë. Dhe unë i them Edi Ramës ‘mos prek votën, se në mënyrë absolute vend mbi tokë nuk do kesh. Largohu me votë se i ke bërë të këqija shumë të mëdha këtij vendi.

Po ikën me turp si e keqja më e madhe pas Enver Hoxhës në historinë e shqiptarëve. I përshëndes të gjithë socialistët që kanë vendosur të bashkohen me ne. Përshëndes të gjithë shqiptarët që Shqipërinë e dhimbjes ta kthejmë në Shqipërinë e qetë, Shqipërinë e zhgënjimit në Shqipërinë e besimit”.

SHKARKO APP