Berisha: Me 6 dhjetor protestë e madhe në Tiranë, ditën kur vijnë liderët e BE në kryeqytet

Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel përmes një postimi në Twitter.

“Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin” , shkroi në një postim në twitter Charles Michel.

Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat.

Ndërkohë sonte te Ylli Rakipi në emisionin “Te PaEkspozuarit”, Berisha tha ndër të tjera se me këtë që po bën Edi Rama ndaj PD duke synuar për ti marrë emrin dhe flamurin e saj, ne do ti përgjigjemi me një protestë me datë 6 dhjetor në Tiranë.

Berisha tha se le ta blindojë Tiranën atë ditë Edi Rama, por ne do të dalim të gjithë kundër kryeministrit. Ne i vlerësojmë liderët e BE që vijnë në kryeqyet, por ne do të tregojmë se ky vend ka opozitë.

I pyetur me insistim në studio se atë ditë kryeministri do ta blindojë Tiranë aqsa edhe mizat nuk lejohen, Sali Berisha tha se do ta shikoni Tiranën në protestë të madhe dhe se nuk ka asnjë njeri në botë që na del përpara në të drejtën tonë për protestë ndaj këtij shefi qeverie.

Kjo do të sjellë tension e përplasje në kryeqytet pikërisht në ditën që vijnë gjithë kryeministrat e BE.

SHKARKO APP