Berisha me demokratët në Tiranë: Veliajn po e përcjellim për në banesën e fundit të politikës
Gjatë takimit me demokratët në Degën 5 në Tiranë, Sali Berisha theksoi se Partinë Demokratike u përpoqën ta përçajnë, por sot janë të bashkuar. Për të demokratët po përcjellin në banesën e fundit të politikës, Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës falë qëndresës së tyre. Në zgjedhjet e ardhshme, sipas Berishës, do të përcillet edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.
”Faktikisht ju e varët atë në shtyllën kombëtare të turpit, e ndrytë atë në sallën e turpit kombëtar. Tani ai është një kufomë e pakallur, por merita është e qytetarëve, e demokrateve dhe demokratëve, që nuk u ndalët për 40 javë dhe i korrespondon si me qenë të 40-tat e Erion Veliajt.
Pa atë protestën tuaj të përjavshme, Erion Veliaj do ishte duke ju thënë qytetarëve të Tiranës, se mbolla 1 mln pemë dhe tani do të vjedh milionin e dytë, nuk do ti hynte ferra në këmbë. Prandaj dhe ju realizuat objektiva të mëdha me qëndresën tuaj, me protestën tuaj, e bëtë të pamundurën të mundshme.
Ja ku jemi ne sot, jemi të bashkuar, jemi me flamurin e PD, ja ku jemi sot, po e përcjellim për në banesën e fundit të politikës, jo të jetës se atë e ka i gjithëfuqishmi, s’e kemi ne, Erion Velinë dhe do përcjellim Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme. Edhe kjo është një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme’‘, tha Berisha.