Berisha ndalet tek Bashkia e Tiranës: Rama do të ndajë fatin me Erion Veliajn, nuk ka gjë në botë që i shpëton

Sali Berisha bashkë me deputetë dhe mbëshetetës të shumtë në një ndalesë tek Bashkia e Tiranës, për mediat tha se kryeministri Edi Rama do të ndajë të njëjtin fat me Erion Veliajn.

”E patë sesi Tirana ishte si Shqipëria e derdhur, njëlloj si në 20 shkurt të vitit ’91. Rama është i pashpresë. E pastruam bashkinë nga Veliaj, do pastrojmë Kryeministrinë nga hajduti Rama.

Do ndajnë fatin me njëri-tjetrin. Nuk ka gjë në botë që i shpëton. Vrimë miu s’do të gjejnë. Ministria e Infrastrukturës është në Kryeministri. Nëse ka njerëz të lidhur si mishi me thoin, është Rama me Lubinë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?