Berisha në Baldushk: Bujqësia pësoi një rrokullisje sepse qeveria e braktisi

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me banorët e Baldushkut, deklaroi se qeveria e ka braktisur bujqësinë. Për të rrokullisja erdhi sepse qeveria nuk shtoi subvencionet për fermerët.

“Në zonën rurale punësohen rreth 500 mijë shqiptarë dhe kjo zonë jep rreth 19% të prodhimit të përgjithshëm të vendit. Në këtë aspekt, asnjë sektor nuk është më i rëndësishëm se sa sektori i bujqësisë në Shqipëri. Përveç kësaj, Shqipëria është e vërtetë që ka tokë pak, kjo është e njohur.

Shqipëria ka tokë pak në rast se marrim parasysh fushën, ultësirën bregdetare dhe fushën. Por në qoftë se, kemi parasysh që toka e Shqipërisë në të gjithë territorin e saj është një tokë shumë pjellore, është një tokë tërësi plot ujë, është një tokë që prodhon dhe vetëm injorimi i saj ka bërë që të dalin sipërfaqe tokë pafund. Nuk ka tokë më pjellore se toka e këtij vendi.

Rrokullisja erdhi sepse qeveria nuk shtoi subvencionet për fermerët. Çdo vend që mendon dhe dëshiron të zhvillojë bujqësinë, subvencionon fermerin dhe mbron. I jep atij mundësinë të ketë sukses në punën e tij. Por, kjo nuk ndodhi”.

SHKARKO APP