Berisha në Ditën e Krishtlindjes: Rama kërkon të më arrestojë!
Rama kërkon të arrestojë liderin e opozitës, njësoj si Putini me Navalnin. Jam rikthyer në krye të PD me qëllimin që ne të fitojmë!
FJALA E PLOTË E SALI BERISHES:
Edhe njëherë nga zemra uroj gëzuar Krishtlindjet.
Sot unë kam zgjedhur të bisedoj me miqtë e mi në rrjetet sociale.
Ajo çka unë mund të theksoj se ne festuam këto Krishtlindje në diktaturën e bandës, të udhëhequr nga Edi Rama.
Kjo diktaturë nuk ka në bazë ideologjinë marksiste-leniniste, nuk shpall forcë lëvizëse luftën e klasave, por kjo diktaturë ka si forcë kryesore lëvizëse aleancën me krimin e organizuar dhe drogën.
Në këtë vend, krimi dhe kreu i tij, Edi Rama, vendosin kudo, vendosin në rrugë, në qelitë më të sigurta të burgjeve, në parlament, në prokurori, në ekzekutiv dhe në çdo skutë të këtij shteti.
Kjo aleancë ka fshirë ose ka shndërruar në letër të vdekur, ligjet e mira, demokratike që u hartuan dhe u miratuan në këto dekada. Për të garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut, për të garantuar pronën, për të garantuar dinjitetin njerëzor dhe zhvillimin e vendit.
Kjo aleancë vendosi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Kjo aleancë dikton sot me forcën më të madhe rezultatin e zgjedhjeve. Imagjinoni në Shkodër se si i përmbys rezultati nga bandat e blinduara të qeverisë dhe ministrave të saj në bashkëpunim.
Në këtë aleancë pra, krimi, droga, hanxharët e krimit shndërrohen në vota dhe vota përsëri shndërrohet në krim.
Në këtë aleancë, opozita nuk mund të tolerohet, asaj i mohohen të drejtat elementare kushtetuese. Ju jeni dëshmitarë se si Edi Rama, i mohoi në një mënyrë skandaloze, të pashembullt, deputetëve të opozitës të drejtën e komisionit hetimor parlamentar, i cili duhet të jemi të hapur, është e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme. Dhe pa diskutim që ato komisione në epiqendër do kishin Edi Ramën.
Do kishin megavjedhjet e tij qindra milionëshe në aferat e sterilizimit, në aferën e checkupit, në aferat e energjetikës dhe në një seri aferash tjera.
Por ato, komisionet do kishin objekt hetimi vjedhjet familjare të tij. Në mënyrë të përsëritur, PD ka denoncuar thjeshtrën e cila fiton në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjit, me dhjetëra tendera nga pushteti i njerkut të artë. Dhe njerku i artë nuk pasqyron prej tetë vitesh në formularin e tij të deklarimit të pasurive, asnjë qindarkë nga fitimet marramendëse të thjeshtrës, e cila ka fituar për shkak të pushtetit të njerkut me dhjetëra e dhjetëra tendera.
Në vend të hetimit, Edi Rama ka zgjedhur bllokimin e hetimit dhe mashtrimin e shqiptarëve se ajo nuk është pjesë e familjes sime. Thjeshtra është vajza e Linda Ramës dhe në të gjitha ligjet e vendit është pjesë e familjes Rama.
Para 4 vitesh, Rama e pranonte të tillë, kurse tani që i dalin në dritë të gjitha abuzimet, ai refuzon.
Këto komisione do të paraqisnin abuzimet jo vetëm të thjeshtrës, por edhe të nënës së saj, e cila ka shumëfishuar të ardhurat gjatë këtyre viteve në një konflikt interesi, pasi merr fonde nga donatorët dhe zhvillon projekte me qeverinë. Natyrisht këtu ajo shuan çdo shans për konkurrencë të ndershme, shuan çdo shans që dikush tjetër ta bënte projektin shumë më mirë.
Pra, jemi në këtë situatë në të cilën ai i mbyll derën komisioneve hetimore.
Por ai shkon më tej, kërkon të arrestojë kryetarin e partisë më të madhe politike opozitare.
Vladimir Putin, këto kohë, ka zhdukur Navalnin edhe nga burgjet, nuk dihet ku është.
Pse? Se ka frikë se Navalni do regjistrohet si kandidat për president.
Putin, Navalnin e ka frikë edhe në burg aty ku është.
Edi Rama bëri të njëjtën gjë. Nuk lejoi në kundërshtim me ligjin, regjistrimin e emrit tim si kryetar koalicioni.
Edi Rama bëri edhe më shumë. Nuk lejoi as regjistrimin e emrit të PD nga frika dhe tmerri.
Ne jemi sot në këtë situatë kur ai në një zinxhir veprimesh antikushtetuese, ka vendosur që të arrestojë, të dënojë me arrestim Sali Berishën, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë provë për një proces që është më i ligjshmi që mund të bëhet.
Në dosjen Partizani ka një moment: Jamarbër Malltezi, njëri nga qindra pronarë të territorit, ka marrë 410 metra tokë. Në këtë proces që ka zgjatur nga viti 1995 deri në vitin 2009, Sali Berisha nuk ka një firmë të vetme në procesin e njohjes dhe privatizimit të objekteve të klubit Partizani.
Nuk ka një punonjës që të paraqesë ankesën apo dëshminë më të vogël se Sali Berisha ka ndërhyrë në këtë proces.
Por ka diçka tjetër. Së pari, e gjithë dacibao e Edi Ramës dhe prokurorëve të tij është e ndërtuar mbi fshehjen e dokumenteve zyrtare. Është formuluar duke mos e pyetur asnjë herë Sali Berishën dhe as Jamarbër Malltezin, sepse dihej se shpjegimet e tyre do asgjësonin pretendimet e tyre.
Ka një moment tjetër, për ta mbyllur me këtë çështje. Nga toka e familjes Begeja, nga e cila Jamarbër Malltezi ka marrë 410 metër katrorë tokë, Edi Rama me Karlo Bolinon kanë marrë 1500 metër katrorë tokë, të cilën Begejsit me fisnikërinë e tyre, e lanë për ndërtimin e një gjimnazi pasi zona prej 65 mijë banorësh nuk kishte një të tillë.
Në vend të gjimnazit, Edi Rama ka firmosur 4 vendime qeverie të personalizuara për Karlo Bolinon, çka njeriu nuk e bën kurrë veçse kur është vetë pronar, për të rrëmbyer 1500 metër katrorë tokë.
Ju keni konstatuar se unë kam ndjekur me përpikmëri, ose kam kërkuar asgjë tjetër përveç zbatimit të Kushtetutës dhe ligjit.
Edi Rama, duke parë se me Kushtetutën dhe ligjin nuk mund të bënte asnjë veprim, sepse nuk kishte asnjë bazë, zgjodhi rrugën e dhunimit të Kushtetutës dhe ligjit.
Ju keni dëgjuar se si larot, lakejtë, puthadorët e narkodikaturës, gjatë këtyre javëve të fundit, përsërisin se Shqipëria nuk përfill gjykatat, Berisha nuk përfill prokurorinë.
E vërteta është se unë kam përfillur gjykatat dhe kam dërguar aty në përputhje me ligjin avoketët e mi. Unë kam përfillur parlamentin, komisionin hetimor parlamentar dhe kam dërguar aty avoketërit e mi. Kam përfillur Gjykatën Kushtetuese dhe grupi i PD i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Por unë nuk kam përfillur vendimin antikushtetues të një gjykatëse që është shkarkuar nga Sali Berisha me datën 8 shkurt 1996 dhe në përputhje me ligjin e vendit dhe çdo ligj tjetër të botës jodiktatoriale, ajo nuk mundej kurrë të shqyrtonte dosjen e njeriut që e ka shkarkuar.
Nuk kam pranuar atë vendim, ndonëse theksoj se vendimet e gjykatës për mua janë ligj, por ligjet kanë hierarkinë e tyre. Në hierarkinë e ligjeve, Kushtetuta është ligji suprem.
Kushtetuta është ligji i të gjitha ligjeve. Kushtetuta urdhëron çdo qytetar të mos pranojë asnjëherë një vendim antikushtetues.
Sikundër ligjet urdhërojnë çdo punonjës të mos pranojnë asnjëherë një vendim antiligjor.
Pra, në këtë betejë, Sali Berisha nuk bëri asgjë tjetër veçse mbrojti Kushtetutën, mbrojti shtetin ligjor, mbrojti ato parime pa të cilat rendi demokratik nuk ekziston dhe u faktoi shqiptarëve se Shqipëria tashmë është një narkokraturë. Se në Shqipëri, shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin.
Ju falënderoj për vëmendjen dhe ju ftoj të drejtoni pyetjet që ju dëshironi.
Faleminderit shumë.
Pyetje: Gjyqtarja e çështjes tuaj ka dalë e shkarkuar në vitin 1996 nga ju, për paaftësi në ushtrimin e detyrës. Besoni se gjyqtarja do të japë dorëheqjen tashmë që ky dokument i shkarkimit të saj u bë publik.
Berisha: Gjyqtarja nuk ka ndërgjegje profesionale. Gjyqtarja është e kapur, nuk është një njeri i lirë. Natyrisht ajo nuk jep dorëheqjen, iu kërkua dorëheqja asaj, iu dha mundësia. Por ajo faktoi se ajo është njeri fund e krye i kapur për problemet e saj.
Pyetje: Në Serbi sipas OSBE-së zgjedhjet u manipuluan dhe opozita u ngrit në këmbë. Protestoi, theu derën e kuvendit, rrethoi bashkinë e kryeqytetit. Po në Shqipëri kur do të ngrihet opozita.
Berisha: Së pari dua të përshëndes opozitën serbe, e cila me zërin e saj po i tregon vendit, mobokratit, diktatorit të bazuar te bandat, Vuçiçit, padronit të Edi Ramës. Ajo është një shkallë përgjegjësie ndaj vendit të tyre, ndaj vlerave të lirisë që ata besojnë. E vërteta është dhe dua të garantoj çdo shqiptar, se Aleksandër Vuçiç nuk bën zgjedhje të lira. Por Edi Rama bën zgjedhje shumë më pak të lira se Aleksandër Vuçiç. Vuçiç dhe Rama përdorin Bjellovukët e tyre, banditët e tyre, përdorin mediat, përdorin rrugë të paligjshme për të kontrolluar votën. Por Edi Rama këto mjete i ka shumë më të kontrolluara se Vuçiç. Por çfarë duhet të nxjerrim ne një mësim dhe këtu është e gjithë përpjekja ime me ju të dashur miq dhe çdo qytetar shqiptar? Secili nga ne duhet të shtrojë një pyetje: a ka zgjedhje me Edi Ramën, dhe nëse i japim përgjigje drejt kësaj pyetje, ne i japim edhe zgjidhjen problemit. Por nëse ne mendojmë, gabojmë se ka zgjedhje me Edi Ramën, ne veçse bëhemi bashkautorë në një farsë elektorale të shëmtuar.
Veçse firmosim grabitjen e radhës të votës së shqiptarëve nga Edi Rama. Pra, çdo demokrat dhe opozitar, është koha e fundit të shtrojë pyetjen: a mund të bëhen zgjedhje normale me Edi Ramën? Cilido që mendon e garantoj se bën një gabim të rëndë politik të jetës së tij. Me Edi Ramën, me makinerinë gjigante të blerjes së votës, me makinerinë e frikësimit dhe kontrollit të zgjedhjeve, me ushtrinë e terroristëve të kuq të votës siç janë patronazhistët dhe aktivistët, me gjykatat që kontrollon gjer në palcë, ata që besojnë se zgjedhjet me Edi Ramën mund të fitohen, ata bien në një utopi, ndërkohë që i bëjnë një shërbim të madh Edi Ramës. Edi Rama njeh vetëm një gjë, nuk njeh asnjë parim, asnjë normë, nuk pyet për asnjë njeri. Dhe ata që mund të mendojnë se komuniteti ndërkombëtar mund të detyrojë Edi Ramën të ndryshojnë, mashtrojnë veten e tyre. Unë e njoh shumë mirë. Jo komuniteti ndërkombëtar, por ju të dashur qytetarë e keni në dorë të largoni Edi Ramën. Por kjo kërkon që ne të jemi të vërtetë, të mos mashtrojmë veten se mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën. Nga ana tjetër, ne jemi forca politike që nuk pranojmë kurrë që Shqipëria të mos ketë zgjedhje. Pra, ne duhet të përballemi.
Opozita e Beogradit u fut në parlament sepse mobokrati i Serbisë u grabiti votën. Opozita shqiptare duhet të largojë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile armikun më të egër të tyre dhe të lirisë së tyre. Unë besoj se kjo është rruga që duhet të ndjekin dhe ju garantoj se kjo rrugë është rruga e fitores. Sali Berisha është rikthyer, është sot në krye të PD për asnjë interes të tij personal, absolutisht. Është kthyer me një qëllim, që opozita të fitojë, që vota e tyre të mos dhunohet më, dhe në rast se unë nuk do kisha këtë bindje, unë nuk investoja një ditë të vetme nga jeta ime. Por unë kam bindjen më të thellë se mobilizimi ynë, se mosbindja jonë civile e përmbys Edi Ramën në mënyrën më të sigurt dhe shqiptarët votojnë pa patronazhistë, pa bandat dhe vrasësit e tyre, pa qindra milionë euro blerje të votës së tyre, pa ua ndryshuar kush qendrën e votimit siç ua ndryshoi Edi Rama 1.3 milionë votuesve.
Pra, në qoftë se jam sot këtu, në qoftë se unë vazhdoj këtë betejë, nuk do vazhdoja kurrë një betejë të humbur, nuk do vazhdoja kurrë një betejë që nuk fitohet. Por jam i bindur se është në dorën tonë, në vullnetin tonë, në fuqinë tonë që të largojmë Edi Ramën dhe të fitojmë këtë betejë. Kauza është e drejtë, e vërteta është në anën tonë. Nuk duhet të pranojmë kurrë këtë statuskuo që ekziston.
Daniel Katana: Drejtësia, arsimi, sistemi i votimit aktualitsht janë të komduar nga PS. Cili është plani i PD-së, për të mundur vjedhjen e votës së lirë dhe pushteti që po shpopullon Shqipërinë. Gëzuar festat.
Berisha: Gëzuar Daniel. Konstatimi yt është shumë i drejtë. Kontrolli mbi këto organe është i plotë dhe total. Mjafton të analizoni qëndrimet e këtyre organeve ndaj procesit zgjedhor ose qëndrimet e këtyre organeve ndaj akuzave false ndaj meje dhe nuk mbetet dyshimi më i vogël se ato janë thjesht vegla të verbra në duart e Edi Ramës. Por ti Daniel je i ri dhe nuk e ke përjetuar diktaturën komuniste. Në fakt kjo situatë ishte edhe atëherë, pikërisht të gjitha këto organe ishin në kontroll të një njeriu, të diktatorit. Sot këto organe janë prapë në kontroll të një njeriu. Nuk do votonim kurrë të lirë nuk do përmbysnim atë diktaturë. Nuk do votojmë kurrë të lirë nëse nuk përmbysim këtë diktaturë sot. Edi Rama është diktatori.
Nëse nuk e kuptojmë këtë, se diktaturën e mban diktatori, tregon që jemi njerëz naiv dhe nuk kuptojmë asgjë nga kjo që ndodh në këtë vend. Prandaj zgjidhja e vetme është përballja me mosbindje civile me diktatorin e diktaturës së bandave. Qytetarët nuk kanë realizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam mirënjohës shumë deputetëve që çuan atë kërkesë aty. Isha i sigurt se do e rrëzonin. Por përsëri u them të vërtetën, duke e ditur që ata janë njerëz me një lloj begraundi të caktuar, kurrë nuk mund të imagjinohej që ata të zgjidhnin variantin më të kobshëm jo për Sali Berishën, por për Shqipërinë, për shoqërinë shqiptare dhe rendin kushtetues. Çfarë zgjodhën ata?
Ata zgjodhën t’i heqin pakicës të drejtën e pakushtëzuar që i njeh Kushtetuta për t’iu drejtuar atyre. Kjo e drejtë, të cilën Kushtetuta në nenin 134 të saj, ua njeh si të pakushtëzuar presidentit, kryeministrit, Avokatit të Popullit dhe pastaj një të pestës së deputetëve dhe askujt tjetër, ata 8 gjykatës pa ligj, pa moral ligjor, që përtypin rroga më të mëdha se çdo president i rajonit, firmosin atë ditë vendosjen e plotë të monizmit në Shqipëri. Edhe këtë të drejtë kushtetuese të pakicës, ata e mohuan.
Ata shpallën entitet paralel me pakicën, parlamentin, të cilin Kushtetuta e njeh për dhjetëra funksione, por kurrë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Të cilit Kushtetuta i ka dhënë gjithë ato kompetenca, por kurrë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Atë ia ka dhënë pakicës. Duke i hequr pakicës këtë të drejtë, gjykata firmosi vendosjen e plotë, totale të pushtetit absolutisht të Edi Ramës.
Pra, u mbyll dhe përfundimisht edhe dritarja e fundit në të cilën opozita mund të vepronte në kuadër të këtij rendi. U mbyll përfundimisht epoka e pluralizmit të vërtetë politik dhe hyn në fuqi me këtë vendim, epoka e monizmit të plotë të bazuar në aleancën mes krimit, drogës dhe vjedhjeve.
Besmir: Doktor, nëse gjykata vendos gjykim arresti ndaj jush do e ankimoni vendimin apo do e zbatoni atë?
Berisha: Në kushtet e krijuara kjo është një ditaturë. Në qoftë se unë ka refuzuar vendimin, kam refuzuar për të krijuar mundësinë që ju dhe çdo njeri tjetër të shihni se ky është një shtet diktatorial në të cilin nuk përfillet asnjë ligj, asnjë parim, nuk përfillet Kushtetuta.
Pra, vendimi i gjykatës është fund e krye antikushtetues. Pse?
Po marr vetëm një moment. Momentin e heqjes së imunitetit nga parlamenti. Sali Berisha ka qenë promotor i abrogimit të imunitetit nga Kushtetuta në vitin 2012, dhe jam prap. Dhe sot jam gati ta votoj, por çfarë ndodhi?
Nenin e refuzoi në mënyrë kategorike Edi Rama. Neni u zbatua në të gjitha rastet kur organet e drejtësisë kërkuan heqjen e imuniteit. Si u veprua në rastin e Sali Berishës?
Si kurrë ndonjëherë. Prokuroria në vend të dosjes, për arsye se nuk ka asnjë fakt, asnjë provë asnjë dokument, asnjë dëshmi që të faktojë fajësinë e Sali Berishës apo të Jamarbër Malltezit, për arsye se gjithçka është ndërtuar mbi mashtrimin, nuk dërgoi asnjë provë në komisionin parlamentar.
Dërgoi vetëm vendimet që kishte shkruajtur gjykatësja Gjoka në konflikt të plotë interesi dhe gjykatësja tjetër në konflikt të plotë me Kushtetutën. Komisioni vetë votoi në unison. Parlamenti, i cili sipas ligjit dhe Kushtetutës duhet të lexonte mendimin e shumicës, mendimin e pakicës dhe duhet t’i jepte fjalën deputetit të interesuar, shkeli ligj, çdo rregull. Kur unë kërkova fjalën, natyrisht me kusht kërkova fjalën që gard atë dilte jashtë.
Unë nuk mund të pranoja një proces sikur të isha në një kazermë ushtarake dhe jo në një parlament. Pra, çfarë kërkova unë për të folur, për t’iu adresuar qytetarëve? Kërkova thjesht që të dalë garda jashtë që unë të merrja fjalën. Kolegët e mi të cilët ishin në mosbindje civile në atë moment kërkuan të njëjtën gjë.
Linda e parlamentit në vend të zbatonte Kushtetutën, ligjin, pa lexuar as raportin, pa lexuar as opinionet, pa dëgjuar të interesuarin, në një akt skandaloz antikushteutes kërkoi votimin. Pra, në këto kushte gjithçka zhvillohet si në një diktaturë.
Pyetje: Doktor, nisur nga situata e krijuar, a keni patur mbështetje nga miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë për padrejtësitë që po iu bëhen juve personalisht dhe opozitës në tërësi kohët e fundit?
Berisha: Ajo që mund të them unë, opozita ka patur dhe ka mbështetje të padiskutueshme. Nuk besoj se ka mbështetje më të madhe se sa t’i thuhet jo në Bruksel, t’i nxirret kartoni i kuq. Dhe kartoni i kuq Edi Ramës iu nxorr, jo siç gënjen ai, në radhë të parë për Belerin, por iu norr në rradhë të parë për qendrimet që mban për qendirmet ndaj opozitës.
Por ne duhet të lexojmë qendrimet.
Së dyti, faktori ndërkombëtar është shprehur jo me një, por me disa deklarata të hapura, të qarta. Por duke thënë këtë, dua të them se askush, cilidoqoftë nuk do vijë as të protestojë për ne, as të bëjë mosbindje civile për ne. Atë e keni në dorë, dhe ju garantoj se sa më të fuqishëm të tregohemi ne në protestën tonë, aq më e madhe do të jetë mbështetja jonë.
Natyrisht, Komuniteti Ndërkombëtar ka mekanizmar e veta të komunikimit, por në asnjë rrethanë mos prisni ju se njeri do vijë të protestojë për ne. Një akt i tillë vë në dyshim përgjegjësinë tonë ndaj vendit. Një akt i tillë vë në dyshim botëkuptimin tonë për demokracinë. Ne duhet t’i dalim zot me një protestë të fuqishme në parlament.
Ne ia dolëm të pushtojmë lajmin botëror, dhe kjo është një fitore e jashtëzakonshme. Ne ia dolëm të bëhemi çështje në kancelaritë e mëdha. Këto janë të vërteta të cilat duhet të na ftojnë ne të mobilizohemi me të gjithë potencialin tonë.
Urdhëro, me një situatë jo kaq dramatike sa ne, se Vuçiç nuk hoqi njeri. Aleksandër Vuçiç nuk përjashtoi nga lista, nga emri kryetarin e opozitës, Aleksandër Vuçiç nuk hoqi emrin e partisë nga lista, por ata u futën në parlament dje. Ndaj edhe, në rast se në ngrihemi, ne sigurisht bëhemi zëri jo vetëm zëri i ndërgjegjes demokratike të shqiptarëve, por edhe i ndërgjegjes demokratike të vendit të popujve të lirë në botë.
Pyetje: Doktor, me drjetësinë e kontrolluar nga Rama në çdo nivel, që nga shkolla e magjistraturës deri Gjykata Kushtetuese, sa përqind mendoni se janë gjasat që Gjykata e Lartë t’i japë PD vulën?
Berisha: Ky është një aktet më të shëmtuara, më antidemokratike. Aq sa kam pritur nga Gjykata Kushtetuese unë nuk kam pritur, unë kam menduar se Gjykata Kushtetuese do ta fuste në kalendat e procedurës, por nuk më shkonte mendja kurrë se do mashtronte publikun, do nënshkruante Kushtetutën në mënyrën banditeske, pa moral, do shpallte pakicën me të drejtë të kushtezuar. Ky ishte fundi i tyre.
Kështu që, nuk pres ndonjë gjë tjetër. Çdo gjë që pres unë pres nga qytetarët e vendosur në këtë mosbindje. Ne duhet edhe njëherë. Jemi para alternativës për votën e lirë, para fitores së sigurtë, atëherë ne do të ngrihemi. Ky është i gjithë mendimi i Sali Berishës.
Nuk duhet të kemi shpresë te këto organe që janë sot degë më e verbër e ekzekutivit në Shqipëri dhe që janë të njëjta me verbërinë e tyre me ato të diktaturës komuniste.
Rezart: Mendoni se në PD nevojiten ndryshime organizative dhe strukturore për t’u përballur me përballjen e fundit me regjimin e Edi Ramës?
Berisha: Mendoj se janë të domosdoshme. Ndryshimet që ju përmendni janë të domosdoshme. PD ndodhet në një situatë si kurrë ndonjëherë në historinë e saj. Ndodhet në një situatë në cilën është opozita rusë, në të cilën është opozita e Bjellorusisë, në të cilën është opozita e vërtetë e Iranit, në të cilën është opozita e vërtetë e Ugandës, e Tunizisë dhe Venezuelës.
Pra, në kushte të tilla të besosh se opozita fiton zgjedhje me udhëtimin e saj të deritanishëm, është njëlloj si të besosh se Lukashenko do humbasë zgjedhjet dhe diktatorët e tjerë, për të mos i përmendur.
Dhe ju keni të drejtë.
Një nga momentet më kritike sot për opozitën është organizimi i saj. Në radhët e PD dhe opozitës ka luftëtarë të vërtetë lirie, ka djem, vajza, burra, gra të cilët janë të vendosur absolutisht të përballen dhëmbë për dhëmbë me këtë diktaturë.
Natyrisht, ka dhe të tjerë që janë më të tërhequr, ka dhe të tjerë që rrethanat nuk i lejojnë. E rëndësishme sot i dashur është që çdo drejtues i kësaj partie së pari dhe para së gjithash duhet të bëhet zëdhënës i atyre që janë në këmbë, duhet të bëhet zëdhënës i luftëtarëve të lirisë dhe të mos pengojë vendosmërinë e tyre në këtë betejë. Demokratet dhe demokratët duhet të bëjnë gjithçka për të tërhequr, për t’u organizuar sa më shumë dhe sa më mirë.
Natyrisht, prurjet e reja në PD janë të një rëndësie kapitale, por sot është koha e guximtarëve. Jo se të tjerët janë jashtë kohe, por janë guximtarët ata të cilët do të shkrijnë akullin e frikës, e ngricës që i ka pushtuar nga diktatura, e cila nuk është një shpikje e imja, është një realitet që ju të dashur miqtë e mi e konstatoni çdo ditë në kafene, në autobuz, me njerëzit tuaj.
Duhet së pari të shkrijmë frikën dhe këtë e bëjnë vetëm guximtarët, ata që guxojnë, të tjerët do na bashkohen në rrugë të sigurtë, dhe kështu që do ecim drejt fitores.
Pyetje: Në lidhje me bashkimin e grupit parlamentar, sa real është ky bashkim në kushtet kur z.Gazment Bardhi dhe disa deputetë të tjerë nuk kanë shkelur deri më sot në selinë e PD si dhe nuk kanë marrë pjesë në asnjë Town Hall apo organizim politik tuajin, përfshirë mungesën e tyre në Kuvendin Kombëtar, apo Këshillin kombëtar që u mblodh të shtunën e kaluar. Si gjykoni këtë proces të ngadaltë bashkimi?
Berisha: Më ke bërë një pyetje shumë të drejtë. Së pari, 43 deputetë të PD kanë qenë të bashkuar dhe janë më të bashkuar se kurrë në frontin e betejës më të rëndësishme, më të suksesshme që është zhvilluar në këto vite në parlament. Dhe unë që ka qenë ky bashkim që tronditi dhe tmerroi Edi Ramën, Ka qenë pikërisht, forca e krijuar nga ky bashkim që asgjësoi de facto parlamentin e krimit. E struku atë në Zoom-e, e detyroi të votojë atë në 4 minuta buxhetin, etj.
Por qendrojnë ato që thoni ju? Plotësisht qendrojnë.
Pra, realitetet nuk mund t’i mohojmë. A po ecet në atë drejtim? Po ecet të garantoj me hap të sigurtë, dhe kjo do të jetë një nga arritjet e mëdha të opozitës, por edhe të Shqipërisë. Ata deputetë të cilët thoni junuk kanë ardhur në seli, të cilët thoni ju nuk erdhën në Kuvend.
Ata deputetë kanë qenë luftëtarë të pamposhtur në betejën e PD në parlament, dhe ata do t’i bashkohen në mënyrën më dinjitoze, më të sigurtë PD, pasi janë të sajët, do t’i bashkohen me takime, do t’i bashkohen në forume, do t’i bashkohen në të gjitha në mënyrën më dinjitoze.
Kështu që, gjithnjë këshilla ime. Në qoftë se shohim zhvillimet e fundit ata janë në ballë të betejës sonë dhe kjo është kryesorja. A janë të rëndësishme këto të tjerat? Janë dhe do ndodhin.
Elton Hyka: Në rast se vula i jepet përfundimisht Lulzim Bashës, cili do të jetë reagimi juaj dhe i popullit opozitar?
Berisha: Çdo gjë që i ndodh sot opozitës ka vetëm një armik kryesor, dhe ky armik është Edi Rama, njeriu i cili për të shpëtuar lëkurën e tij është i aftë të shkelmojë çdo parim, çdo ligj, çdo marrëveshje, Kushtetutë.
Kështu që, në këtë kuadër duhet mobilizohemi me gjithë forcën kundër këtij armiku në të drejtën tonë. Tjerët janë vegla. Edi Rama është mater matriks, është e keqja absolute e të gjitha këtyre që ndodhin. Të dashur miq, mos gaboni.
Ata që përpiqen t’ju bindin juve se po teprohet, se vetëm Edi Rama. Jo, u thoni. Ai është e keqja e të gjitha të këqijave dhe pa shkulur te keqen nga rrënjët, ne përpara nuk mund të ecim.
Ju them këtu. Në vitin ’91 Enver Hoxha nuk ishte gjallë, por de facto sundonte të gjithë vendin, e shkulëm statujën e tij të bronzit, u bëmë opozitë dhe fituam.
Pyetje: Doktor, nëse pas 26 dhjetorit për ju merret vendimi për arrest shtëpie, në selinë e PD puna do të drejtohet nga ju në distancë, apo mendoni se do të ishte më e udhës të ngrihen një këshill drejtues nën udhëheqjen tuaj për organizimin e punëve të përditshme të opozitës?
Berisha: padiskutim që do të ketë një drejtim të strukturuar në PD, i cili do menaxhojë, do drejtojë të gjithë procesin. Natyrisht, unë do përmbush të gjithë funksionet e mia. Për këtë ju garantoj.
Sepse përndryshe, do realizonim qendrimin e Edi Ramës. Edi Rama po e bën këtë se ka tmerr nga Sali Berisha. Në fakt duhet ta kuptoni këtë punë. Ai e di që arrestimi i liderit të opozitës pa asnjë bazë, pa asnjë shkak, pa asnjë provë, pa asnjë dokument ka një faturë. Por ai është gati të paguajë çdo faturë për pushtetin e tij.
Dhe unë ju garantoj se do bëj që kjo përpjekje e tij të dështojë.
Pyetje: Një gjykatë në SHBA vendosi që emri i Donald Trump të mos jetë në fletën e votimit. Vetë Trump tha që kjo është një skemë e Sorosit. A duhet të shpresojmë se zgjedhjet e SHBA-ve mund të sjellin një ndryshim edhe në qendrimin që mban SHBA ndaj politikës sonë të brendshme?
Berisha: Tani, akti i gjykatës së Kolorados ka gjetur në reagimin e përgjithshëm të Republikanëve dhe jo vetëm të Republikanëve, por SHBA kanë gjithashtu një sistem drejtësie ku ka jo pak përfaqësues të Xhorxh Sorosit dhe të linjave të tij, por ka Gjykatën Supreme e cila, e vërteta është, përmbush funksionet e saj para Kushtetutës dhe qytetarëve amerikanë.
Dhe vendimi i Gjykatës së Kolorados është një vendim i cili në kohën e duhur, ish-presidenti Donald Trump do t’i adresohet asaj. Por askush në botë nuk mund të krahasojë Gjykatën e Lartë apo Gjykatën Kushtetuese të Tiranës me Gjykatën Kushtetuese të SHBA, pavarësisht nga vendime të ndryshme që mund të marrin nivele të ndryshme të gjyqësorit në SHBA.
Pyetje: Doktor Berisha, ju keni thënë në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar se do bëni opozitë edhe nëse do jeni në hënë. Kjo tregon vendosmërinë për të çuar përpara kauzën, por a mund të flitet për pasardhës tuaj në drejtim të PD në këtë situatë?
Berisha: Në këtë situatë, PD do e drejtojë Sali Berisha.
Historia e arrestit të liderëve të opozitës nuk është e re, diktaturat e kanë përsëritur dhe kjo po ndodh. Natyrisht kryesia e PD, kryesia e ngushtë e saj, janë organet që do të merren me drejtimin e punëve të saj. Por kryetari kudo që të jetë, do të përmbushë detyrimet e tij.
I gjithë problemi dhe diskursi, po të kesh vënë re mediat e kontrolluara nga qeveria, të cilit kishin preokupim jo vendosjen në arrest të kryetarit të partisë më të madhe politike, por dhe si të thuash, e merrnin një fakt të kryer, për të cilin nuk ka nevojë të komentojë, duke u bërë në njëfarë mënyre de facto mbështetës të këtij akti, por merrnin tani se ç’do ndodhë me PD.
Duhet t’u them këtyre zotërinjve se PD do ecë drejt fitores, drejt përmbysjes së diktaturës. Nuk ka asnjë alternativë tjetër, përkundrazi ky akt vetëm sa bind çdo shqiptar se jemi në kushtet e një diktature, me të cilën nuk duhet të pajtohemi kurrë.
Pyetje: I nderuar kreu i opozitës. Në fjalimin e Këshillit Kombëtar ju thatë se opozita është sulmuar edhe nga disa media të mëdha të vendit. A mund të jeni më konkretë me këto deklarata, pasi ne e dimë shumë mirë se cilat janë këto media dhe qendrimet që mbajnë kundër opozitës.
Berisha: Siç e dini ju, unë kam thënë një të vërtetë, por problemiështë se përqendrimi im total është te Edi Rama. Këto media, që të gjitha këto institucione mbajnë këtë qendrim sepse kontrollohen nga Edi Rama. Po se kush janë ato është shumë e qartë, se si i ka pushtuar Edi Rama mediat kjo mjafton të shihni lajmet se si i ndryshojnë brenda gjysmë ore.
Por, i them edhe këtë këtij mikut. Sot përveç këtyre mediave janë media sociale, të cilat kanë meritën më të jashtëzakonshme sepse ato janë media jashtë censurës, janë media që nuk censurohen dot. Çfarëdo që mund të bëjnë, ato nuk censurohen.
Pyetje: Sot shqiptarët festojnë Krishtlindjen. A mendoni se Krishtlindja tjetër do të jetë më e mirë për shqiptarët, por sidomos për demokratët?
Berisha: Me bindje të plotë se Krishtlindja tjetër do të jetë ajo që duam, do të jetë më e mirë. Do festojmë Krishtlindjet, siç e meritojmë.
Shqiptarët kanë vuajtur më shumë se çdo komb tjetër në Europë nga diktatura.
Nuk e meritojnë kurrë asnjë ditë të vetme të vuajnë dhe jam i bindur se do t’i japim përgjigjen e merituar