Berisha në Elbasan: Shqipëria pa opozitë ishte vendim jo veç i Ramës, por edhe i mafies ndërkombëtare

Foltorja këtë mbrëmje është ndalur në Elbasan. Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarë e deputetë, ku kujtoi sulmet e bëra ndaj opozitës nga mazhoranca. Berisha theksoi se qëllimi ishte që Shqipëria të ishte pa opozitë.

”Vitet e fundit ishin një kalvar i paparë në historinë Europë që forca jonë politike, forcë e lirisë dhe dinjitetit njerëz, forcë e interesit kombëtar të shqiptarëve, forcë e integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO.

U përball me një agresion si asnjë forcë tjetër, me qëllimin e vetëm Shqipëria pa opozitë sepse pasardhësi i xhelatit, Kristaq Rama kërkon një Shqipëri si etërit e tij. Shqipëria pa opozitë, apo false opozitë ishte vendim makabër jo vetëm i Ramës por edhe Soros dhe mafies ndërkombëtare. Por ne demokratët jemi njerëz të idealeve. Në ’90 u ngritëm për idealet e lirisë, interesit kombëtar, për besimin tek Zoti tek Familja”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?