Berisha në gjyq, avokati: Procesi pa bazë penale, fabula e kallëzimit është e rreme

Genc Gjokutaj, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha thotë se çështja gjyqësore për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” nuk ka bazë penale dhe se procesi po zvarritet për arsye procedurale.

”Sot seanca u shty sepse Berisha nuk ishte njoftuar, por problemi real është se gjykata nuk ka marrë ende vendim për gjyqtaren që dha dorëheqjen nga çështja”,- tha Gjokutaj. Ai shtoi se vendimi për të lejuar apo jo vazhdimin e saj në këtë dosje është thelbësor.

Sipas tij, kallëzimi që u bë në fillim nuk ka lidhje me kërkesën për gjykim dhe nuk ekziston fakt penal apo konflikt pronësor. “Ky ligj për pronat ishte pjesë e programit të PD dhe nuk është bërë për përfitim personal, por ka shumë qytetarë përfitues”,-theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?