Berisha në Himarë me Belerin: Rikthimi dhe kompensimi i pronës me përparësi absolute

Sali Berisha këtë të enjte prezantoi kandidatët “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Himarë për qarkun e Vlorës. Berisha u shoqërua edhe nga Fredi Beleri, i dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për blerje votash gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe tek arrestimi i Belerit. Sipas Berishës drejtësia u përdor për t’i marrë Belerit mandatin. Nga ana tjetër u ndal edhe tek çështja e pronës, ku premtoi se qytetarët do të pajisen me dokumente.

”Ndaj dhe jam këtu për t’u zotuar para jush se qeveria e ardhshme, paprekshmërinë e pronës, rikthimin dhe kompensimin e saj, pajisjen tuaj me dokumente, të gjitha legalizimet dhe çdo gjë që keni, do t’i ketë përparësi absolute. Ne zotohemi se do të respektojmë paprekshmërinë e pronës, do të rikthejmë pronën në çdo rast që ajo ekziston”, theksoi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?