Berisha në izolim, Luçiano Boçi ofertë Bashës, por Bejko i tregon “vijën e kuqe”

Nënkryetari i PD-së zyrtare, Roland Bejko ka reaguar pas thirrjes së nënkryetarit të PD-së së Rithemeluar, Luçiano Boçi për bashkëpunim ndaj Lulzim Bashës pas vendosjes së Berishës në “arrest shtëpie” nga GJKKO.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bejko i ka treguar edhe njëherë “vijën e kuqe” fraksionit tjetër të PD-së duke theksuar se manovra e disa individëve për t’i shërbyer Berishës në betejën e tij kundër drejtësisë, SHBA dhe Britanisë së Madhe tregojnë mjerimin e tyre.

Sipas Bejkos, Rama dhe Berisha janë dy personat më të interesuar për shkatërrimin e SPAK dhe institucioneve të drejtësisë.

SHKARKO APP