Berisha në Kuvend, Basha ftesë demokratëve: Nesër ju pres në selinë blu
Lulzim Basha pak orë para se të mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha me votat e anëtarëve, sonte në mbrëmje ka shpërndarë një kartë përmes të cilës u bën thirrje demokratëve që të jenë në orën 12:00 në selinë e Partisë Demokratike. A është ky një provokim një Basha?
“Demokracia u transformua nga një koncept në një ideal të pathyeshëm në 11 dhjetor 1991, në ditën kur vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka. Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar. Selia Qendrore e Partisë Demokratike. Ora 12:00”, shkruhet në ftesën e shpërndarë nga Lulzim Basha.
11 dhjetori i këtij viti nuk do jetë vetëm dita në të cilën kujtohet 31 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike.