“Berisha në seli, Basha në bazë”, analistët flasin për fatin e PD-së
Sali Berisha është në seli, kurse Lulzim Basha në bazë. Analisti Plator Nesturi, thotë se nuk po ndodh ribashkim i PD-së. ”Po anashkalohet e nxirret në rrugë pala tjetër që nuk i përket komisionit të rithemelimit, duke i prerë të gjithë rrugët e mënyrat e komunikimit që të degdiset në rrugën e vet, pa asnjë element që çon në bashkimin e palëve”.
Kurse Edlira Gjoni thekson se PD nuk ka alternativë tjetër veç bashkimit, por kjo rrugë për të është shumë e gjatë dhe nuk shpreson që kjo forcë politike të jetë gati për zgjedhjet e ardhshme.
”PD nuk ka alternativë tjetër veç bashkimit, nëse do të vijë në pushtet ky është kusht, por se kur do të ndodhë. Nuk besoj që do të jetë gati për zgjedhjet e ardhshme se dëmi në elektorat është shumë i thellë. Asnjëherë PD nuk vjen në pushtet vetëm me votat e saj por i duhet edhe elektorati gri. Dallimi i PD me PS është te votat fikse.
Duhet elektorat në gjendjen që është nuk e arrin dot këtë. Unë shpresoj që në zgjedhjet e ardhshme të kenë hedhur hapin e parë drejt zgjedhjeve të tjera, por në këtë mënyrë si po shkon fragmentizimi i PD, që tani është qesharak dhe i lidhur me interesat e palëve do të jetë një rrugë e gjatë”.