Berisha në SPAK për “21 Janarin”, Bushati: I detyruar të përgjigjet. Mbi një dekadë askush nuk u pyet

Sali Berisha nuk do të paraqitet nesër në SPAK, duke argumentuar se nuk ka marrë asnjë thirrje zyrtare në lidhje me hetimet rreth çështjes së 21 Janarit. Nga ana tjetër, analisti Andi Bushati thotë se për më shumë se një dekadë askush nuk është pyetur për atë ngjarje, dhe sipas tij Berisha është i detyruar të japë një përgjigje zyrtare para drejtësisë.

Bushati tha:”Riaktivizimi i hetimeve është një hap që duhet përshëndetur, pasi për shumë vite çështja ka mbetur e paqartë për publikun. Minimumi kemi kaluar një dekadë e gjysmë, pa u pyetur. Themi nuk pyetet Rama për inceneratorët, aty janë vrarë katër vetë dhe Berisha nuk është pyetur nga drejtësia. Kemi hap për t’u përshëndetur. Patjetër që edhe po nuk u zbardh, ne duhet të kemi një version zyrtar të Berishës, para drejtësisë, jo para konferencave të shtypit.

E dyta, duhet të kemi një version të Lulzim Bashës për atë që ka ndodhur. E treta, nëse ka një forcë politike që nëse nuk ka zhbërë çdo gjë nga idealet e veta, Partia Socialiste ka një gur të madh në dorë, ka deputet atë gardistin Malaj i cili, është nga njerëzit që është shpërblyer me para në dorë për ato vrasje. Nëse prezumojmë se Berisha për të fshehur krimin, ka bërë çdo gjë, nga serverat te gëzhojat për të fshehur gjurmët, ka dashur të manipulojë edhe me para ata gardistë që kanë ditur diçka më shumë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?