Berisha nga Korça: Më 11 maj çelim së bashku një epokë të re për Shqipërinë

Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Korçës. Ai deklaroi se më 11 maj do të mbyllet “ëndrra e keqe” dhe do të nisë një epokë e re për Shqipërinë. ”Fara jonë nuk do zhduket kurrë. Ne do e sjellim kombin në moshën e tij të rinisë, për të mbetur përjetë një komb i ri. Kjo ëndërr e keqe, me 11 maj lihet, arkivohet në histori. Çelim së bashku një kapitull, një epokë të re për Korçën, korçarët, Shqipërinë, shqiptarët”, tha Berisha.

Berisha akuzoi qeverinë për shpërdorim masiv të buxhetit dhe premtoi se fondet ekzistojnë për t’u kthyer qytetarëve përmes reformave konkrete. Kryedemokrati fokusin kryesor e vendosi te rinia, duke premtuar mbështetje financiare për lindjet, arsimimin dhe punësimin: paga më të larta për mësuesit, bursa për studentët, arsim të detyrueshëm, 30 mijë euro për çiftet e reja, fonde për startup-e dhe kthimin e emigrantëve me lehtësira fiskale.

”Një tjetër kemi më të vështirë, një mision tjetër kemi, një objektiv tjetër kemi, për të cilin ne do të bëjmë çdo sakrificë dhe kjo është, t’i japim kombit moshën e rinisë. Ta sjellim prap kombin në rininë e tij. Dhe unë ju garantoj ju dhe çdo të ri, çdo fëmijë, në Korçë dhe në Shqipëri, se kjo do të jetë përparësia më absolute. Kjo është Leva e Arkimedit për të shpëtuar kombin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj dhe ne, për të sjellë kombin në moshën e rinisë do ta nisim tek lindjet. Për fëmijën e parë 70 euro. Për fëmijën e dytë 60 euro. Për fëmijën e tretë, pagesa e plotë nga lindja gjer në 23 vjeç. Kombi ynë duhet të jetë komb me të ardhura dhe komb me shpresë. Por, komb pa rini, pa të ardhme nuk ka. Për fëmijët, shkolla të cilat do të modernizohen, digjitalizohen në të gjithë veprimtarinë e tyre”. Sipas Berishës, vitin e parë qeveria do të shtojë 1000 vende pune për universitetin për ekselencat, për studentët më të mirë. ”Krijohet fondi kombëtar i rinisë, Startup Albania. Startup-et e të rinjve do marrin 5 mijë euro grante falas për bizneset që do nisin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?