Berisha, Nikollës: Me çfarë parash e ndërtove vilën luksoze brenda dy vitesh

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka kërkuar Ministres së Arsimit, që t’u thotë studentëve shqiptarë se me çfarë parash e ndërtoi ajo vilën luksoze brenda dy viteve.

“Si e ndërtove vilën brenda dy viteve si ministre. 15 milionë euro për rikonstruksionin e godinës, për kolltuqe dhe tualete. Thuaju studentëve pse bllokove për 3 vite me radhë masterat dhe i çove ne universitetet private“-deklaroi Berisha

Ndërkohë ish-kryeministri ka akuzuar edhe Kryeministrin i cili ditën e djeshme është venë në vështirësi edhe nga studentët e Universitetit të Vlorës të cilët e pyetën se si e ka ndërtuar vilën e tij në Surrel të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha nëpërmjet shifrave lexoi deklarimet e pasurisë së Kryeministrit Rama në ILDKPI gjatë viteve që ka shërbyer si kryetar bashkie si edhe si kryeministër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?