Berisha nis Foltoren me një minutë heshtje për engjëjt e Durrësit: Një kriminel i damkosur u mori jetën

Në nisje të “Foltores” pranë kryeministrisë, Sali Berisha kërkoi që të pranishmit të nderojnë me një minutë heshtje kujtimin e fëmijëve të vegjël nga Durrësi, të cilët humbën jetën në një ngjarje tragjike. Berisha e cilësoi ngjarjen si një dhimbje të madhe për qytetin dhe familjet e viktimave, duke shprehur ngushëllime për komunitetin durrsak.

”Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, ju anëtareve dhe anëtarëve të parlamentit të mrekullueshëm qytetar, të parlamentit të qytetarëve të rinj, të fjalës së lirë, të mendimit të lirë.

Ju, të cilët me pjesëmarrjen tuaj në këtë parlament, jeni simbol frymëzimi dhe qëndrese për mbarë shqiptarët. Por unë sonte u ftoj të nderojmë me një minutë heshtje engjëjt që qyteti i Durrësit dhe familjet i përcollën në banesën e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të ngushëllojmë familjet, të ngushëllojmë qytetin e Durrësit, për traumën e tmerrshme që pësoi nga i forti i lagjes, një kriminel i damkosur që pasi u mori jetën, i la në kthetrat e vdekjes dhe ia mbathi. I paharruar kujtimi i vogëlushëve të qytetit të Durrësit që shkuan sonte në banesën e fundit dhe i lehtë dheu i tokës mbi këta engjëj të Durrësit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?