Berisha nis takimet në zyrën e tij të re në PD, pret ish-deputetin kosovar

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i cili tashmë ka një zyrë të re në PD, sot ka pritur ish-deputetin në Kuvendin e Kosovës, Gani Geci. Ish-deputeti thekson në facebook se takimi ishte shumë miqësor, duke e quajtur Sali Berishën lider historik të së djathtës në Shqipëri.

Postimi i plotë

Sot së bashku me Sabi Kaçanollin ishim në një takim shumë miqësor me liderin historik të së djathtës në Shqipëri, ish presidentin, ish kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z.Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biseduam për Kosovën, për Shqipërinë për politikën ruso-serbe në Ballkan, për njerëzit e politikës në Kosovë të cilët tentuan ta ndajnë Republikën e Kosovës, biseduam edhe për sfidat e PD-së në Shqipëri edhe për LDK-në në Kosovë gjithashtu dhe për shumë çështje me prioritet në përgjithësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

E përgëzova doktorin, për shëndetin dhe energjinë e pa shterrshme që e ka dhunti nga Zoti dhe ne fund e falënderova për pritjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?