Berisha: Një natë para 11 majit erdhi zarfi me euro dhe me shënimin “mos voto nesër në zgjedhje…”!
“Diktatura autoritare e Edi Ramës është njësoj si ajo e Maduros në Venezuelë! Të dyja mbështeten te fuqia e jashtëzakonshme e drogës”. Kështu deklaroi kreu demokrat Sali Berisha gjatë një takimi me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar.
Berisha tha ndër të tjera se “Ky takim ka qëllim kryesor të gjejmë një ujdi së bashku si një front i gjerë për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale.
Në fakt, reforma themelore të një sistemi, duhet pranuar. Sot, Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës. Është zyrtarisht, pas raportit të fundit të OSBE/ODIHR, autokraci elektorale apo diktaturë autoritare.
Do të thotë regjim që e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Ky është i gjithë thelbi i saj.
Nuk është totalitare sepse e pranon pluralizmin. Por njëlloj si në totalitaren, pushtetet të gjitha përqendrohen në një dorë.
Në dallim nga autokracitë e tjera elektorale apo diktaturat autoritare, kjo e Shqipërisë është siameze me diktaturën e Maduros së Venezuelës.
Pse kjo?
Kjo sepse të dyja kanë një mbështetje të jashtëzakonshme në fuqinë e jashtëzakonshme të drogës.
Dhe kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës, në rrafshin ekonomik, është më e fuqishme se çdo parti.
Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës shprehet me fshirjen e ligjeve, rregullave dhe zëvendësimin e tyre me standardet e mafies dhe karteleve të drogës.
Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës në regjimin e Edi Ramës luan një rol përcaktues edhe në rezultatin e zgjedhjeve, në vendimet e gjykatave, në vendimet e ekzekutivit.
De facto, droga dhe kartelet janë vendimmarrësit kryesorë të vendit.
Kartelet shqiptare janë bërë sot të fuqishme, përcaktojnë rezultate elektorale edhe në Amerikën Latine.
Këto kartele nga Shqipëria janë eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë, Shqipëria është eksportuesi numër një, por tani këto kanë kapur në dorë kokainën në Amerikën Latine dhe janë përcaktuesit e tregut në Amerikën Latine.
Këto kartele, siç shprehej dje pasdite, në mënyrë të qartë dhe të kristaltë, një nga gazetat më prestigjioze të Uashingtonit, ‘Washington Examiner’, nga këto kartele thotë gazeta, sipas burimeve të disa shërbimeve, përfitues është vetë Edi Rama.
Është Ramaduro.
Duke ardhur këtu tek ju, prita kryetarin e një dege të PD.
Çfarë më tregoi?
Një familje tre vetësh, mbështetës tradicionalë të opozitës, dy ditë pas zgjedhjeve më erdhi kryefamiljari, më tha: unë po të rrëfej një gjë. Natën e zgjedhjeve, trokiti në derë një person. Më la një zarf dhe iku. Në zarf shkruhej ‘mos shko nesër në zgjedhje’ dhe ishin 1 mijë euro.
Gjithë natën u rropata të shkoj apo të mos shkoj. Pse të mos shkoj, po nga ana tjetër, edhe kërcënimi ishte brenda sepse lekët m’i dha dhe shkuarja mendoja se çfarë pasojash mund të ketë.
Si përfundim nuk shkova. Ky njeri i ndershëm, të themi atë që është.
Dhe ky është efekti ndër më minimalët se efektet e tjera janë edhe më mizore.
Se kërcënimet e tjera janë më mizore”- tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

