Berisha “non-grata”, Balliu: Shqiptarët po shohin se Ramës po i mbaron vaji i kandilit

Nga: Klevis Balliu

Nga Mbretëria e Bashkuar me Sorosin erdhi një lajm që tregon se sa e rëndë dhe falimentuese është gjendja e Ramës. Formulimi i këtij lajmi është simbol i gënjeshtrës dhe mashtrimit politik. Sali Berisha nuk është person, ai është ide kombëtare e sociale. Sali Berisha është HISTORI.

Tallavaja politike sorosiane nuk ka patur kurrë dhe nuk ka as sot figura të tilla, ndaj ata nuk e kuptojnë se këta individë nuk shemben por lartësohen nga goditje të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të vazhdosh betejën kundër Sali Berishës do të thotë të besosh se shqiptarët janë të verbër, nuk e shohin kurrë krimin e organizuar dhe kriminelët në tavolinën e Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të thotë që nuk i shohin vjedhjet e pafundme në buxhetin e shtetit, që tejkalojnë krimet monstruoze në thesaret dhe bankat në botë.

Do të thotë që nuk i shohin kontenierët e drogës dhe gjakun që derdh krimi në rrugë. Në fakt shqiptarët po shohin se Edi Ramës po i mbaron vaji i kandilit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?