Berisha ”non grata”, Eduard Selami: Fillimi i fundit të korrupsionit
Pas vendimit të DASH për shpalljen “non-grata” të Sali Berishës dhe familjarëve të tij, ka reaguar edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ai falenderoi SHBA-të për vendimin.
“Fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkimit të lartë dhe të gjatë në Shqipëri. Faleminderit USA”,-shkruan Selami.
Në vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, sqarohet se Berisha është përfshirë në korrupsion domethënës dhe ka punuar për pasurimin e familjes dhe aleatëve të tij.
Fillimi i fundit te korrupsionit dhe pandeshkimit te larte dhe te gjate ne Shqiperi.
Faleminderit USA— Eduard Selami (@SelamiEduard) May 19, 2021