Berisha nuk do të fus kryetarët e partive të vogla në listën e sigurtë për deputet

PD-ja pas ngjarjes në Lezhë dhe rritjes së pakënaqësive ndër radhët demokrate se disa emra do të jenë deputetë të sigurtë në lsitën e firmosur nga Sali Berisha si kryetar i PD-së, ka vendosur që asnjë kryetar partie të koalicionit nuk do të jenë në këtë listë.

Kjo sjellë që asnjë kryetar partie aleate nuk do të arrijë të fitojë dot me votat e partisë së tij, përjashtuar Ilir Metën e PL. Pra do të ndodhë ajo që paralajmëroi dje Agron Duka i PAA se nuk ka asnjë surprizë nëse futem me Edi Ramën në koalicion. Ndërkohë Dashamir Shehi duke e ndjerë këtë rrezik të mosfutjes në listë nga Berisha, ka krijuar një koalicion tjetër.  Vangjel Dule i PBDNJ ka shkuar shumë larg në tunelin e Berishës dhe në luftën me kryeministrin, aqsa nuk ka asnjë shans të futet te lista e PS.

Nëse Berisha do të vendosë të fus vetëm Fatmir Mediun e PR, kjo do të krijojë zemërim te aleatët e tij në zgjedhje. Por edhe inat dhe hakmarrje nga drejtuesit politikë në qarqe, të cilët po hasin në reagimin e bazës demokrate që duan votime në Primare për emrat si kandidat për deputet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?