Berisha nuk pranon zgjedhjet: Protestë në ditën e Samitit të Europës tek Bulevardi ”Zogu i Parë”
Sali Berisha nuk pranon zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe akuzon Partinë Socialiste se ka fituar falë krimit dhe manipulimit. Nga ana tjetër, kreu i PD-së ka folur për një protestë që do të mbahet në Bulevardin ”Zogu i Parë” në ditën kur në Tiranë do të mbahet Samiti i Europës, më 16 maj.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pak minuta pasi Sali Berisha tha se do të mbahet një protestë më 16 maj, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, në ditën kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian. Rama ka postuar foton nga Sheshi ”Skëndërbej”, ku i drejtohet heroit kombëtar me fjalët ”O Mbret”, dhe që atë ditë do të mblidhen politikanë nga të 4 anët e botës dhe se ne do të jemi krenarë të gjithë për emrin e Shqipërisë sonë.
”Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë prurë kaq shumë përfaqësues të tyre në Parlamentin shqiptar sa në këtë Parlament. Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Mund t’u them se në Durrës bandat punonin për deputetë të veçantë. Këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, serial killer, trafikantë, dhunues, përdhunues. Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16 në Bulevardin ”Zogu i Parë” për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull dhe asnjë ligj kombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore. Garantoj se s’do të ketë probleme që të cenojë në shkallën më të vogël sigurinë e dijetarëve që vijnnë, por që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj e as moral për votën e vullnetin e qytetarëve të tij”,-tha Berisha.
Pra Berisha nuk njeh zgjedhjet.
Ja cilat zona të Tiranës do bllokohen me 16 maj për ardhjen e delegacioneve te Europës
KOHA JONË SONDAZH

