Berisha: Opozita dhe PD ta lexojnë mirë mesazhin e manifestimit të 2 marsit

Placeholder Image

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në lidhje me manifestimin e Presidentit Ilir Meta, ku opozita e bashkuar e mbështeti. I ftuar në Euronews, Berisha tha se opozita duhet të lexoj mesazhin që dhanë qytetarët duke i dërguar një mesazh dhe Lulzim Bashës, i cili kritikohet për mënyrën e të bërit opozitë.

“Opozita dhe PD uroj që ta lexojnë mirë mesazhin e mitingut të 2 marsit. Tregoi një revoltë të madhe ndaj narkoshtetit dhe Edi Ramës. Qytetarët e thjeshtë janë të gatshëm t’i përvishen uroj që opozita ta lexojë mirë këtë mesazh dhe t’i përgjigjet me një frymë me veprimet e ardhshme”, theksoi Berisha.

I pyetur se cili ishte roli i PD në këtë tubim të thirrur nga Presidenti, ish-kryeministri tha se është e gjithë meritë e Metës pjesëmarrja. Ndërsa lidhur me faktin se nuk ishte në krah të Bashës, i u shpreh se preferon të qëndrojë në qoshe për shkak të rrezikut të shtypjes nga turma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?