Berisha padit kryediplomatin amerikan

Berisha deklaroi mbrëmë në media se nuk ka qenë për dorëzimin e mandatëve të deputetit. Ai tha se në grupin parlamentar pas vendimit të Bashës kam pohuar se “PD-ja me këtë veprim ose shkon në fitore ose varroset përfundimisht”.

-Ish-kryeministri demokrat deklaron se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që PS të bëjë bashkëqeverisje me PD. Ai tha se nuk do të lërë mandatin e deputetit dhe procesi gjyqësor për “shpifje”, ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken do të bëhet në Francë.

Ish-kryeministri Sali Berisha do të padisë personalisht Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për njoftimin ku komunikonte shpalljen non grata të tij. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se padia do të bëhej nga avokati i tij në Francë, në Gjykatën Korreksionale të Parisit duke zgjedhur një vend neutral. Berisha tha para gazetarëve se padia nuk ishte një akt kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një vendim për të rikthyer dinjitetin e tij personal. “Jam i detyruar të ndërmerr një veprim të tillë, për shkak të dinjitetit të nëpërkëmbur, por se në mënyrë kategorike ky nuk është një akt kundër SHBA-ve, për të cilat ushqej të njëjtat ndjenja, por ndaj një njeriu (Antony Bliken) i cili pa rreshtuar as prove, fakt apo argument, ka ngritur akuza që nuk mi kanë ngritur askush kurrë ndaj meje, as kundërshtarët më të egër”,- deklaroi Sali Berisha. Ish-kryeministri la të kuptohet se akuzat mund të jenë gatuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama dhe më pas janë serviur si fakte, ndërsa nuk përjashtoi që vendimi i DASH të ketë lidhje dhe me qëndrimet që ka mbajtur kundër ndarjes së Kosovës. Padia e Sali Berishës ndaj kreut të diplomacisë amerikane është një rast i paprecedentë në politikën shqiptare dhe mbase në të gjithë botën. Edhe pse ish-kryeministri u kujdes ta paraqesë si një çështje personale mes tij dhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, de fakto është një padi ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit dhe SHBA. Firma e Sekretarit të Shtetit, mbi një dokument DASH është një qëndrim i diplomacisë amerikane, i cili ka shumë pak mundësi të trajtohet thjesht si çështje personale. Berisha deklaroi se në vendimin e shpalljes non grata nuk kishte prova për akuzat ndaj tij dhe kjo është baza ligjore me të cilën do të veprojë avokati në Francë në padinë për “shpifje”. Si person i akuzuar, Berisha do të provojë gjykatat ndërkombëtare për të vendosur në vend dinjitetin, ndërkohë çështja në Tiranë nuk është vetëm ligjore por dhe politike. Pas shpalljes non grata nga Departamenti i Shtetit më një sërë akuzash të rënda për korrupsion, pritej që ish-kryeministri Sali Berisha të largohej përfundimisht nga PD dhe politika. Në konferencën e dhënë dje për mediat, lajmi më i rëndësishëm pas padisë që një politikan shqiptar i bën kreut të diplomacisë amerikane, ishte qëndrimi i Sali Berishës se do jetë në PD dhe në politikën aktive. I pyetur nga mediat nëse do të dorëzonte mandatin, Berisha u shpreh se “do ta dyfishonte” atë duke konfirmuar vijimin e betejave të tija politike. Ish-kryeministri tha se çështja e tij me Departamentin e Shtetit nuk duhet të ndikojë në vendimet e PD dhe në marrëdhëniet mes selisë blu dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë.  Në mesazhet politike që dha dje Berisha, një sinjal i fortë ishte dhe ai kundër zërave për një bashkëqeverisje mes PD dhe LSI. Në jo pak media, shpallja e ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD non grata është komentuar si pjesë e një plani për t’i hapur rrugën bashkëqeverisjes mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Kjo ide që prej kohësh ka zënë vende në teoritë politike dhe u servir me intensitet gjatë 24 orëve të fundit, dje ka marrë një përgjigje përfundimtare nga Sali Berisha. Themeluesi dhe drejtuesi historik i selisë blu ka lënë të kuptojë se një qeverisje e së djathtës me PS-në do të ishte një vdekje e Partisë Demokratike. “Një bashkëqeverisje do ishte një fatalitet për Shqipërinë dhe do ishte një fatalitet”,- tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Berisha të Klan të Open theksoi ideja e çadrës se Lulzim Bashës nuk ishte vendim apo kerkesë e tij, duke lenë të kuptohet se ka qenë Basha që ka vendosur. Berisha deklaroi mbrëmë në media se nuk ka qenë për dorëzimin e mandatëve të deputetit. Ai tha se në grupin parlamentar pas vendimit të Bashës kam thënë se “PD me këtë veprim ose shkon në fitore ose varroset përfundimisht”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mili Xhani

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?