Berisha paralajmëron Ramën: Ja ku janë ‘deltat’ tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin
Në foltoren e parë për vitin 2026 para Kryeministrisë, ku ishin mbledhur dhjetëra mbështes të Sali Berishës, kreu i PD i pasi uroi Vitin e ri, iu drejtua me disa mesazhe kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa tha se viti 2026 do të jetë viti i triumfi për PD, Berisha paralajmëroi Edi Ramën se do të ketë të njëjtin fat si Nicolas Maduro i Venezuelës.
Por ai shtoi se nuk do presin që Delta Amerikane të zbarkojë në Surrel, pasi sipas tij PD ka “deltën e vet”, ata që ishin sot në shesh, që sipas tij sapo të marrin urdhrin do të shkojnë në shtëpinë e kreut të qeverisë shqiptare.
“Tmerr, terror dhe ferr në Surrel…. Ne nuk presim që forcat DELTA të zbarkojnë në Surrel, se do zbarkojnë ‘deltat’ tona, ja ku i ke ‘deltat’, këta ‘delta’ që ke para këtu, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin. Njësoj si Maduro, edhe ti në sallën e gjyqit do përfundosh”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

