Berisha paraqet projektligjin që heq parashkrimin për veprat penale te korrupsionit për kryeministrin
Berisha paraqiti projektligjin për heqjen e parashkrimit për kryeministrat, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish-funksionarëve. Sipas këtij projektligji parashikohet edhe për kohën ku ishte Berisha kryeministër që të hetohet.
Ky ligj ka dy nene.
Neni i parë thotë: Nuk i nënshtrohen parashkrimit veprat penale te korrupsionit për kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funksionarëve të sipërpërmendur.
Neni 2: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.
Ky ligj, mendoj unë, në kushtet e Shqipërisë kur vetë KLSH ka vërtetuar abuzimin nga kjo qeveri me të paktën me 8.2 miliarde euro, vjedhje e shpërdorime.” – u shpreh mes të tjerash Berisha.
Deri tani është në fuqi që kur kalojnë 10 vite nga detyra nuk mund të hetohet personi që ka krye këto vepra penale.
KOHA JONË SONDAZH

