Berisha për humbjen: Fajin e ka Rama që arrestoi Ballistin

 

Për Sali Berishën, fajin për çdo gjë që nuk shkon në këtë vend, duket se e ka Edi Rama.

Madje, edhe për humbjen e djeshme të Shqipërisë me Serbinë, ai bën përgjegjës pikërisht Ramën.

Ja çfarë shkruan Berisha:

“Rama nuk eshte duarjashte!

Te dashur miq, politizimi ekstrem dhe me te gjitha mjetet, per dite me radhe i ndeshjes, anullimi i mijera biletave te shitura kuqezinjve, zevendesimi i tyre me asi tipash qe nuk kishin shkelur kurre ne stadium, arrestimi i Morines me akuzen e turpshme se donte ti bente atentat Vuçiçit, shkuarja 2-3 here ne dhomat e veshjeve te futbollisteve kundershtar, fjalimi i tij i sotem gjer ne neveri, si nje larje duarsh, nuk nxjerrin duarjashte Ramen nga rezultati i ndeshjes dhe deshmojne per nje kompleks te tij ose provojne se nuk eshte aspak ne gjendje ekuilibri psiqik normal. Ju ftoj te dashur miq t’i urojme fitore kombetares tone ne Erevan, si dhe te urojme qe basketbollisti i bankines mos ta ndjeke mbrapa ekipin tone ne Armeni”.

 

SHKARKO APP