Berisha për protestën e 24 Janarit: Çuam mesazhin në BE e SHBA
Protesta e fundit e opozitës për Sali Berishën ështlë një mesazh për regjimin e Edi Ramës dhe kancelaritë ndërkombëtare. Në fjalën e tij gjatë foltores para Kryeministrisë, kreu i PD-së shprehu mirënjohjen për qytetarët që u ngritën në protestën e 24 janarit, duke mbushur rrugët dhe duke lebetitur, sipas tij regjimin.
“Mirënjohje të pakufishme ndaj jush, qytetarë dhe qytetare opozitarë, guximtare e guximtarë që sakrifikoni në këtë protestë, në të cilën ju përfaqësoni zërin e ndërgjegjes qytetare shqiptare. Përfaqësoni guximin e tyre, kurajën, vendosmërinë, dashurinë për lirinë dhe për këtë vend.
U përshëndes përzemërsisht dhe përshëndes të gjithë ata shqiptarë që mbushën rrugët dhe bulevardet e Tiranës dhe lebetitën një regjim antishqiptar.
Lebetitën një regjim armik të këtij kombi, armik të këtij vendi. Me protestën e tyre dërguan në të katër anët e botës, në të gjitha sheshet e kryeqyteteve, në të gjitha kancelaritë e vendeve të NATO-s, BE dhe në Uashington mesazhin e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit ata çdo ditë”, u shpreh Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

