Berisha për vendimin e Kushtetueses: I turpshëm, e paralajmëroi 10 ditë më parë Manja
Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pranoi pjesërisht kërkesën e tij për pezullimin e vendimit të SPAK-ut, për ndalimin e daljes jashtë vendit përmes konfiskimit të pasaportës. Nga driatja e banesës, Berisha u shpreh se vendimi është i turpshëm dhe se ai ishte paralajmëruar më herët nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
”Kryetarja e Gjykatës Antikushtetuese doli në konferencë shtypi. Doli në konferencë shtypi dhe informoi një vendim të turpshëm, një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë.
Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti. Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese. Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra.
Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët. Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të turpshëm, quan joproporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor. Një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar 10 ditë më parë nga Ulsi Manja me dokumente se Rama na njoftoi për vendimin që do merrej”, tha Berisha.