Berisha përgjigjet: Do të zbatoj vendimin e Apelit, do të paraqitem në SPAK dy herë në muaj
Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm, Berisha u shpreh se ky vendim është marrë pa asnjë bazë ligjore, ndërsa e ka cilësuar si “pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama” mes të tjerash.
“Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet skrap i partisë për të justifikuar veprën e tyre dhe në këtë kontekst dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të skrapit nga Edi Rama, zbatimit të urdhrave të tij politikë”, u shpreh Berisha.
I pyetur nëse do ta respektojë këtë masë ndaj tij, Berisha u përgjigj pozitivisht, ndërsa shtoi se tashmë çështjen e ka dërguar edhe në gjykatën e Strasburgut.
“Unë çështjen e kam në Strasburg, vendimin do e respektoj sepse çështja siç dihet është në gjykatën e Strasburgut dhe kjo i shtohet dosjes”, tha ai.
Pra duke e ditur se SPAK nëqoftëse nuk e zbatonte vendimin e Apelit do të firmoste arrestin me burg, lideri demokrat do të paraqitet dy herë në javë në dyert e SPAK