Berisha përgjigjet për afro 550 mijë dollarët e dhuruara nga vajza dhe dhëndri
Berisha iu përgjigje pyetjeve të gazetarëve kur doli të flas për akuza ndaj SPAK.
Gazetari Osman Stafa i bëri këtë pyetje: Sipas dosjes, familja Malltezi kanë përballuar shpenzimet tuaja në masën 468 mijë euro dhe 153 mijë dollarë nga viti 2014 e deri në 2024, shpenzime të deklaruara në IDKPI dhe që kanë qenë shpenzime duke paguar studiot tuaja ligjore për çështjen non grata, çështje shëndetësore tuajat dhe zonjës suaj apo edhe të paktën në një rast, në 2018 kanë qenë edhe pushimet. Keni një koment për këtë?
Sali Berisha përgjigjet: Shpenzimet për kujdesin shëndetësor, Berisha ka kursimet e veta të deklarauar qindarkë për qindarkë në ILKPI. Kursimet, i administron vajza Argita. Lidhur me shpenzimet shëndetësore, dua t’u rrëfej një sekret. Në të gjitha rastet ka marrë porosi nga unë,. Shpenzimet do merren nga kursimet e mia. Nuk e ka zbatuar këtë porosi, ka gjykuar që shpenzimet t’i përballojë me kursimet e saj. I jam shumë mirënjohës, asaj, Abit dhe kujtdo që ka kontribuar. Jemi familje me solidaritet të madh familjar. Sa i përket pagesave për avokatët ato janë pagesa të cilat janë bërë ashtu siç thua ti, por duhet të kuptoni që janë të gjitha hua të 4 personave, që janë në procesin e shpalljes non grata nga lobimi korruptiv i Ramës e Sorros, pranë Blinken. Lidhur me pagesa të Jamarbrit me porosi të Argitës që nuk ka qenë në Shqipëri, e kanë zgjidhur problemin fill më pas dhe çdo gjë është në këtë kuadër. Pra nuk ka asnjë shkelje ligjore. Ata që mendojnë se është rryshfet solidariteti familjar, nuk dinë çfarë është familja.