Berisha prezanton Hekuran Xhanin për Rrogozhinën, sulmon kandidatin e PD-së Ferdinand Saraçin
Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin për kryetar bashkie për “Shtëpinë e Lirisë”, Hekuran Xhani.
Berisha nuk ka nguruar që të sulmojë drejtpërdrejt kandidatin për kryetar të bashkisë së Partisë Demokratike për Rrogozhinën, Ferdinand Saraçin. Ai u bëri thirrje demokratëve në Rrogozhinë që mos ta votojnë dhe mos të shkojnë pas logos së PD-së, pasi pas saj fshihet Edi Rama i cili ka marrë peng logon e PD.
‘Ferdinandit do t’i them dy fjalë ke qenë kryetar i demokratëve të Rrogozhinës, por me aktin dhe gjestin tënd tregove se nuk e ke merituar kurrë votën e tyre. Nëse ti Ferdinand do të ishe një demokrat i vërtetë, njeri i idealeve të lirisë, po të kishte ambicie për kryetar bashkie i drejtoheshe anëtarësisë, pranoje primaret, votën e lirë. Turpi faqezezë në historinë e lirisë së Shqipërisë. A nuk është kjo një fyrje për çdo demokrat e demokrate të Shqipërisë. Ferdinandi është krejtësisht kopje e Lulzim Bravës. Lulzim Brava nuk del vetë, vetëm e vetëm që qytetarët të mos kujtojnë se janë të Lulzim Bravës, por janë të logos që ka rrëmbyer me polic të Edi Ramës. Mos gaboni të votoni për Ferdinand Saraçin se tund logon e marrë me dhunë nga Edi Rama. Logo e fitores është ‘Shtëpia e Lirisë’. Atij që do të vijë ta paraqesë Ferdinandin këtu ta pyesë për aferat kriminale të Lulzim Bashës.’- tha Berisha.