Berisha prezanton kandidatët për kryetarë bashkie: Nuk i zgjodha unë por anëtarët e thjeshtë
Ish kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme gjashtë kandidatët fitues për kryetar bashkie që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Berisha tha se ata janë të votuar nga vetë demokratët, gjë që sipas tij, bën diferencën me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
“Asnjë nga këta zotërinjtë këtu nuk janë anëtarë të Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit. Këto primaret më demokratike të zhvilluara në ndonjë vend. Dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë, që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. U shënua shkëputja përfundimtare e PD nga praktikat jo transparente dhe të dyshimta, praktikat e errëta të përdorura në 8 vite nga Lulzim Brava dhe shënoi mbajtjen e një premtimi të bërë ndaj anëtarësisë. Të drejtën e anëtarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, në qeverinë vendore, në parlament, në drejtim të PD në degën e tyre por edhe kryeministrin e tyre! Gara e djeshme u zhvillua brenda standardeve më të mira të zgjedhjeve të lira“, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

