Berisha pritet me brohoritje nga protestuesit, shpërthejnë thirrjet “Rama ik”

Ka mbëritur në mesin e protestuesve ish-lideri i partisë demokratike Sali Berisha.

Vihet re një ekzaltim i turmës menjëherë sapo ai bëhet pjesë e protestës. Krah ish-kryeministrit Berisha është parë dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Mes vuvuzelave dhe shahshkave dëgjohen thirrjet e protestuesve: “Rama ik”. Deri më tani nuk është shënuar asnjë incident.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në protestë nuk do të jetë lideri aktual, Basha i cili gjendet në Bruksel. Teksa në parlament betohen tre deputetët e rinj të parlamentit, qytetarët protestojnë për rrëzimin e qeverisë. Edhe këtë të enjte kryeministri Rama nuk gjendet në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?