Berisha: Protestë të premten, betejë deri në përmbysjen e regjimit të Ramës

Sali Berisha nga dritarja e banesës ka shprehur mbështetjen për një protestë të lajmëruar nga Aleanca për Teatrin para bashkisë së Tiranës ditën e premte. Sipas tij, nga e premtja nis beteja gjer në përmbysjen e regjimit të narkoshtetit të Edi Ramës.

”Sonte takohemi në prag të një ngjarje të madhe, të fillimit të betejës gjer në përmbysjen e regjimit të narkoshtetit të Edi Ramës.

Ditën e premte në ora 11:00, çdo opozitare dhe opozitar e ftoj t’i përgjigjet thirrjes së Aleancës për Teatrin, aleancës më të pamposhtur që ka njohur vendi dhe ndoshta Europa, në betejë fitimtare”-u shpreh Berisha.

SHKARKO APP