Berisha publikon denoncimin e qytetarit për firmën piramidale online TXEX

TXEX është një plaformë investimesh online, kryesisht në kriptovaluta, që ka karakteristikat e një skeme të qartë piramidale. Sali Berisha ka ndarë denoncimin e një qytetari për këtë situatë.

Postimi i plotë nga kreu i PD, Sali Berisha

Raport mbi Metodat e Përdorura nga TXEX për Besueshmëri. Ky raport përmbledh metodat kryesore që përdorte skema TXEX / League of Whale Fall për ta bërë mashtrimin e saj të duket sa më i besueshëm ndaj viktimave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Platformë e sofistikuar online

Swiss Digital Mobile Reklama

TXEX ofronte një faqe dhe aplikacion profesional me grafikë dhe statistika të manipuluara, duke krijuar iluzionin e një tregu real kripto.

Premtime fitimesh të mëdha dhe të shpejta

Investitorëve u premtohej përfitim i madh në kohë shumë të shkurtër, shpesh me garanci të rreme ‘pa rrezik’.

Përdorimi i figurave të rreme

Paraqitej një ‘CEO’ imagjinar, Kevin Smith, me profil të falsifikuar për të shtuar legjitimitet.

Pagesa fillestare reale për disa investitorë

Disa investitorë merrnin vërtet fitime fillestare për të krijuar besim dhe për të tërhequr më
shumë pjesëmarrës.

Reklamim në rrjete sociale dhe grupe private

Skema promovohej përmes Telegram, WhatsApp dhe TikTok me histori të rreme suksesi.

Referenca ndaj kompanive të njohura

Shpesh përmendej emri i Binance dhe bursave të tjera për të krijuar besueshmëri.

Presion dhe urgjencë

Investitorët nxitoheshin të vepronin me fraza si ‘ofertë e kufizuar’ ose ‘duhet të investosh tani’.

Përdorimi i të dhënave personale

Mblidheshin karta identiteti dhe të dhëna personale, duke krijuar përshtypjen e një procesi të rregullt e të ligjshëm.

Lexoni mesazhet e qytetarit dixhital.

Përshëndetje Doktor. Tashmë loja e cripto skemës që ju pata paralajmëruar është në fazat finale të saj. Numri i shqiptarëve të vjedhur nga kjo skemë e shpikur nga Charles Ponzi ka arritur në një implikimin marramendës të mijëra personave. Duhet dje pak ditë të kuptohet rezultati i skemës por do t’ju lajmëroj. Flitet se dikush nga lart në Tiranë është pjesë. Mijëra karta identiteti dhe fotografi qytetarësh janë në dorën e këtyre të cilët për ligj kanë depozituar para të pa deklaruara në investim. Këto identitete në të ardhmen mund të përdoren për shantazh elektoral ose tjetër. Ka shumë mundësi që ndonjë tip i rangut të lartë në Shqipëri të jetë në dijeni. Dhe ky Kevin imagjinar ka përdorur të njëjtën skemë edhe në vendet tjera.

Gjithsesi policia kibernetike dhe mediat duhej të kishin qenë aktive që herët pasi ne si popull jemi shumë hakmarrës dhe ia lëmë fajin të tjerëve. Urojmë të mos ketë vrasje ose vetëvrasje. Me shifra të mëdha. Gjithsesi kartat e identitetit dhe fytyra e tyre ka ngelur në sistem. Paratë janë dhënë cash në Kosovë. Ajo nuk gjendet në Play Store android as në Apple Store. Instalohet nga jashtë . Duhet telegram Binance dhe WhatsApp.

Kam menduar me kohë një gjë shumë të dyshimtë : TikTok u “mbyll ” me VPN një muaj para zgjedhjeve. Që do ta dëmtonte një hajdut votash këtë se besoj por ; zakonisht policia kibernetike duhet të ruajë rrjetin dhe qytetarët shqiptarë. Kur përdoret një VPN justifikimini është i besueshëm pasi serveri kushedi se ku ndodhet dhe është shumë herë më e vështirë për ti kapur ato. Më duken 2 gjëra që ndihmojnë njëra tjetrën. Qofsha i gabuar.

Kevin Smith është i ashtuquajturi CEO i TXEX. Ai që drejton skemën dhe kalon pagesat në Binance

-Pershendetje Doktor Berisha . Ka edhe punonjes policie ne lezhe dhe ka dhe biznesmena qe kan ftuar njerez te behen pjes e Txex . Ata na kan ardhur dhe na kan pyetur per tu ber pjes e lojes . Akoma skam fakte tu ju faktoj por i di me emra . Se kan ardhur ne Balldre dhe Rraboshte duke kerkuar te behemi pjese e lojes . Te investojme 800 euro ata marrin 2 % gjasme ne marrim 4 sinjale ne dit . Ne Balldre dhe Rraboshte 2 zonat e lezhes ne telefonat e qytetsrve dhe te policve i ke ne grupet te Txex . Jan 2 grupe ne telegram te ndara me zona . Ku kryesisht linku esht privat pas investimit te aprovohet per te hyre. Duke pytur qytetaret qe kan qen pjes e lojes ku kan fut njerez tani na thojn jo ska jo jan mbyll. I kam me foto ata persona. Ne se mundem ti sjelle.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?