Berisha publikon mesazhin: Lindita Nikolla merr 6000 euro për çdo master, i ndan me Ramën
Aktualitet E Diel, 2 Maj 2021 16:56
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin bombastik të studentit dixhital, ku tregohet hapur korrupsioni në arsim. Me këtë mesazh, Berisha godet direkt ministren Lindita Nikolla dhe kryeministrin Edi Rama, që sipas tij, detyrojnë studentët të regjistrohen tek universitetet private, klientelë e tyre.
Ja mesazhi i Berishës në Fb:
“Studenti dixhital denoncon korrupsionin e ninistres së Arsimit, “Miss Korrupsionit” dhe bosit të saj Rama me masterat dhe doktoratat Ai tregon mekanizmin se si i detyrojnë të shkojnë të interesuarit drejt universiteteve të klientelës.
Kështu, ministria për universitetet publike cakon një afat 4-ditor per t’u regjistruar për master në universitetet publike, ndërkohë që për privatët nuk ka afat kohor. Por jo vetëm kaq, por Miss Korrupsioni i Arsimit e cakton si ditë të fundit të afatit të regjistrimit një ditë para mbrojtjes së diplomës, ç’ka e bën regjistrimin të pamundur, pasi për t’u regjistruar kërkohet mbrojtja e diplomës.
Kështu që ata që nuk arrijnë të regjistrohen në afatin 4- ditor dhe siç shihet nuk rregjistrohet dot asnjeri se nuk ka dhënë provimin e diplomës, kanë si alternativë të vetme Unversitin Kristaq Rama apo ndonjë tjetër si ai kundrejt një takse prej të pakten 6000 euro për çdo master që ndahet së bashku me Ramën! “Përshëndetje. Doja të bëja një denoncim në lidhje me aplikimin për masterin shkencor në UPT-FTI .
Ministria e Arsimit ka nxjerrë një lajmërim në dt:07.10.2016 ku lajmeron se nga dt:7 tetor deri në dt 12 tetor bëhet aplikimi për master, por sekretaria mesimore nuk ka marrë mundimin ta publikojë në site-n e shkollës : fti.edu.al. Krahas kësaj mbrojtja e diplomës tek Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit bëhet në datën 13 tetor, pra mbas afatit të aplikimit.
http://www.arsimi.gov.al/…/…/Udhezimi_nr_24_dt_7_10_2016.pdf
Si mund të regjistrohem unë kur akoma s’kam mbyllur diplomën? Është neglizhencë e Ministrisë apo e shkollës? Jam student i rregullt i vitit shkollor 2013-2016, që i mbylla provimet në vjeshtë.”
KOHA JONË SONDAZH