Berisha publikon videon: Shihni si helmohen banorët nga klientela e Edvinit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga një fshat i Elbasanit nga ku del tym në disa vende.
Qytetari dixhital që ka dërguar videon tek Berisha thotë se ky është fshati Byshek në Shushicë të Elbasanit dhe se një kompani që ka mbrojtjen e kryeministrit djeg materiale ditën dhe natën duke e bërë të vështirë jetën për banorët.
STATUSI I BERISHËS
Shikoni si klientela e Edvinit helmon me tymra toksike banorët e Byshekut!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Ja si ndotin fshatin Byshek në zonën administrative të Shushicës të Elbasanit
Por për zonën gjithë natën nuk del dot nga shtëpia,
Gjithë naten djegin lloj -lloj barnash për të zier bimët mjekësore. i zot e di seç nxjerrin
Ditën djegin diçka më të lehtë për të mos u dukur. Këtu thonë se kompania ka mbrojtjen direkt te kryeministrit Rama, ju lutem bëje publike se nuk pyet njeri për ne!”
KOHA JONË SONDAZH

