Berisha: Rama adhuron Xhuvanët por nuk gjeti fjalë të ngushëllojë familjet e viktimave

Se pari shpreh ngushllimet me te sinqerta familjeve te viktimave te kesaj masakre te shemtuar. Por theksoj se pas deshtimit per te fshehur autorin e vrasjes se katerfishte kumbara i vertet i ketij krimi Edvin Kristaq Rama ne konferencen e tij per shtyp nuk gjeti force qe ashtu siç shprehu solidaritetin dhe admirimin per miqte e tij Xhuvanet te ngushellonte dhe kerkonte ndjese familjeve te kater djemeve te ekzekutuar nga i mbrojturi i tij mengjesin e sotem. Rama nuk shprehu ngushellime dhe nuk kerkoi ndjese familjeve per djemte e tyre te vrare nga vrasesi qe ai vet me Ina Ramen dhe Topin e liruan nga burgu pas vrasjes se nje te riu 5 vjet me pare.

Rama nuk gjeti nje fjale ngushellimi per familjet e te vrareve, nuk kerkoi falje dhe ndjese per aktin makaber te vrasesist serial, sepse Tahiri por dhe familjaret e tij, gjate ketyre koheve drekonin dhe darkonin me Xhuvanin, tani serial killer, nderkohe qe Policia e kishte shpallur ne kerkim ate qe nga prilli i kaluar deri sot ne mengjesin e krimit per plagosje te shtetasit E. G dhe vepra te tjera penale.

Rama sot nuk mund te shprehte ngushellime dhe te kerkonte ndjese kater familjeve ne zi sepse Xhuvanet nuk jane te vetmit por si ata jane dhjetera e dhjetera te tjere ne parlamentin dhe maxhorancen aktuale qe perdorin pushtetin si mburoje per vrasjet, trafiqet dhe perdhunimet e tyre.

Rama sonte shprehu admirimin deri ne adhurim per Xhuvanet (prinder artist) por nuk gjeti nje fjale te vetme per te denuar aktin e Xhuvanit vraseses serial, qe hapi kater varre ne kater zemra dhe shpirtra nenash dhe baballaresh vetem e vetem se ata i vrau Kostandini i pushtetit.

Qytetare, Rama eshte kreu i meduzes se krimit ne Shqiperi. Qendrimi juaj eshte vendimtare per rendin publik, sigurine e jetes dhe pronave dhe veprimtarise tone!! sb

SHKARKO APP