Berisha: Rama shkeli rregulloren, qëndroi si truproja im

 

Duke iu rikthyer debatit të djeshëm në Parlament dhe ‘përplasjes’ me Ramën në foltore, ish-kryeministri Berisha në një status në Facebook shprehet se kryeministri aktual ka shkelur rregulloren duke qëndruar pranë të tij.

Deklarata e plotë e Berishës:

"Sqarim:

Rama nuk kontrollon veten e tij!

Te dashur miq, ne te gjitha mediat qarkulloi si foto lajm momenti kur une po flisja ne foltoren e Parlamentit dhe Edi Rama qendronte ne kembe prane meje sikur te ishte badiguard i imi por qe ne te vertete perpiqej te pengonte fjalen time.

Dua te sqaroj me kete rast opinionin, se une, ne perputhje me rregulloren e Parlamentit e cila parashikon te drejten e pergjigjes per deputetin kur atij i permendet emri, kerkova fjalen t’ju pergjigjur trillimeve qe beri ndaj meje zedhenesi i Rames per energjine, Gjiknuri. Nderkohe qe une, ne perputhje me regulloren u ngrita te marre fjalen, Rama ne shkelje te rende te rregullores u ngrit per te marre fjalen jo per pergjigje por per diskutim, pra te me pengonte ne te drejten e pergjigjes.

Keshtu qe une isha dje ne kohen time ligjore dhe kur arrita ne foltore i thashe “shko e ulu mos rri ketu si badiguardi im”, por ai qendroi ne kembe pasi kishte humbur kontrollin dhe nuk kuptonte se po bente nje bruto figure!! Sb". 

SHKARKO APP