Berisha: Ramiz Aliu ishte diktator, por nuk e bleu opozitën si Rama
Nga Pogradeci, ku zhvilloi një takim me demokratët, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se e ka përqëndruar të gjithë pushtetin në duart e tij. Teksa bëri një krahasim me kohën e Ramiz Alisë, Berisha tha se ky i fundit ishte diktator, që por nuk tentoi të blinte opozitën siç bëri Rama.
“Sot jetojmë në monizëm të plotë, nuk kemi kampe përqendrimi dhe burgje, por sot pushteti është i përqendruar në një dorë, më shumë sesa pas shkurtit të 1991. Politologët kanë nxjerrë se Rama sot ka 10% më shumë pushtet se Ramiz Alia.
Dua të them se Ramiz Alia ishte diktator nuk ka diskutim, kishte predikuar ideologjinë më terroriste të kohës, staliniste, por e dinte që kishte kryer krime të rënda, por nuk bëri një akt që bëri Edi Rama. Ai nuk tentoi të blejë opozitën.
Nuk e donte opozitën. Ne u themeluam dy javë prapa, ai bëri aktivin e PP dhe tha se PP do ketë ideologjinë e vetë. Për ne ishte e papranueshme. Por aktet që kreu Edi Rama, ai nuk i kreu”.