Berisha: “Rasti zero” u shpall me qëllim pas Kongresit të PS

Në një lidhje direkte me “Mbrëmje në Abc”, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ndër të tjera për mënyrën sesi po menaxhohet kriza e koronavirusit në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka hedhur akuza për fshehje të numrit të vërtetë, sipas tij, të viktimave dhe të të infektuarve.

Sa i përket mënyrës së testimit të qytetarëve, Berisha u shpreh:

.”…Pse ka një gabim fondamental në parim këtu? Çfarë bën bota? Sot të gjithë ata të cilët manifestojnë shenja të dyshimta për Covid dhe që dalin negativë, në Shqipëri shpallen si jo të sëmurë. Këtyre nuk u bëet Check up-i nuk testohen sërish. Kurse në botë ata që prezumohet të kenë Covid u bëhën Check up-ët dhe u bëhët testi disa herë.”

Ish-kryeministri u shpreh gjithashtu se të sëmurët u mbajtën me qëllim të fshehur dhe “zëdhënësja militante” sipas tij e deklaroi rastin zero pasi mbaroi kongresi. Sipas tij “rastet zero” kishin kohë që ndodheshin në vend.

Sipas Berishës, është dhënë urdhër që çdo ditë, të jetë i përcaktuar numri i personave që shpallen të vdekur apo të infektuar.

”Nuk dyshoj tek shifrat që jep Infektivi, por të vdekurit e tjerë të pa testuar mbeten jo Covid…”

Sa i përket mënyrës të diagnostikimit, Berisha u shpreh se në Shqipëri gjithçka është lënë në dorë të 127-ës dhe diagnoza bëhet me telefon. Mjeku i familjes, sipas tij, është përjashtuar pothuajse tërësish.

Ish-kryeministri shtoi:

“Maska nuk ka teste nuk ka. Ka ditë që bota ushton, teste teste, maska, maska. Maskat janë bërë sot kryefjala pasi duhet t’i ketë çdo qytetar që del nga porta. Ne maskat dhe testet na mungojnë për personelet mjekësore…..Ky që po menaxhon ka vetem një interes, karriken e tij….Mendoj se karantina u vendos me vonesë. Karantina eshte e domosdoshme, u vendos jo siç pretendohet, u vendos pas kohe, pas Greqisë, pas Italisë dhe pas shumë vendesh të tjera.”

Çfarë shifrash keni, sipas të dhënave tuaja?

Sali Berisha: Janë të paktën 10 ose 15 herë më shumë sec është raportuar. Në Has sot, në Krumë është një lagje e tërë e infektuar me covid-19. Kanë vdekur 3 persona. Edhe në rrethe po ashtu. Për të qenë i vdekur nga covid duhet patjetër të ndërrosh jetën në spitalin Infektiv.

Berisha u shpreh për Abcnews se shifrat e publikuara për rastet e personave të prekur nga COVID-19 dhe personat që kanë humbur jetën, nuk janë ato të saktat.

Gjithashtu ish-kryeminstri hodhi akuza ndaj kryeminstrit Rama se po shkakton panik te qytetarët me qëndrimin e tij.

“Është një pandemi unike, në një 100 vitet e fundit që nga koha kur ishte gripi spanjoll. Jemi në fillimet e saj. Është shumë e vështirë të parashikohen përmasat e pasojave në shëndetin e njerëzve. Përveç disa shpresave me kombinim ilaçesh, ende nuk ka një vaksinë”, deklaroi Berisha.

Mendoni se kemi hyrë në zonën e rrezikut apo do të jemi me këto shifra?

Berisha:  Shqipëri ndodh ajo që përveç Koresë së Veriut nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Shifrat këtu për të vdekurit nga viroza COVID-19 përcaktohen politikisht. Çdo shifër, çdo veprim është politizuar, këto i them shumë të faktuara.

Keni shifra të tjera nga ato zyrtaret?

Berisha: Të besosh se ka 277 të prekur është qesharake, këtë nuk e beson njeri. Kur jemi vendi që kemi bërë shumë pak teste. Na citon një nga kryeterriostët e kohës në postimet e tij. Në këtë epidemi ne kemi një rrezik i lartë, vjen nga i vetëshpalluri kryeepidemiolog dhe nga një grusht njerëzish. E quaj “ndrikull hajnia”. Me këtë qëndrim nuk po bëj politik, por po them të vërtetën për qytetarët.

Çfarë po ndodh me testet?

Berisha: Ndrikull hajnia i tha qytetarëve se po përdornim metodën e vjetër të OBSH, metodë  e cila ka 15 ditë që e ka hedhur poshtë. Shqipëria pardje ishte në 10 vendet në vdekshmëri më të lartë në botë, sot është në vendin e 11 ose të 12. Shqipëria vetë ka një vdekshmëri prej tre herë më të lartë se mesatarja e rajonit. Garantoj që shifrat janë të manipuluara”, tha Berisha.

SHKARKO APP