Berisha: Realizimet më madhore të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA të lidhura me qeverinë e PD

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim në Mirditë me personalitete të fushave të ndryshme. Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PD-së Berisha është ndalur dhe tek 100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Berisha u shpreh se në 30 vite, realizimet më madhore të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, janë të lidhura me qeverinë e Partisë Demokratike.

”Marrëdhëniet kanë një histori gjithnjë vetëm pozitive. Natyrisht ne i kremtojmë këto marrëdhënie, demokratët, me ndjenjë krenarie të veçantë, pasi në 30 vite realizimet më madhore të këtyre marrëdhënieve janë të lidhura me qeverinë e PD.

Që nga pritja në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Bush, më pas nga presidenti Klinton. Më vonë do të ishte ngjarja më kulmore në këto marrëdhënie vizita e presidentit George W.Bush në Qershor 2007 në Tiranë, mesazhet historike për pavarësinë e Kosovës dhe Shqipërinë në NATO.

Vizita të tjera do të bëheshin nga pala shqiptare dhe priteshin nivelet më të larta të atij vendi të madh, sikundër shtetarë të tjerë do të vinin në Shqipëri. Veçanërisht vizita e sekretares Kliton në 100-vjetorin e pavarësisë dhe mesazhet që ajo solli para shqiptarëve”.

 

SHKARKO APP