Berisha rrëfen raportet me Bashën
I ftuar në studion e ”Abc News” me Mirela Milorin, ndër të tjera, ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për raportet e tij me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ish-kryeministri i ka hedhur poshtë pretedimet se pas çdo vendimi të Bashës fshihet ky i fundit, duke pranuar se vetëm e këshillon. ”Jo nuk fshihem unë, më pyet dhe unë ua them unë nuk kam dy palë këshilla”, tha Berisha, teksa vijoi më pas duke thënë se kryeministrit Rama po i vjen fundi dhe se kohët e fundit merr informacione që sipas tij duan verifikim. ”Unë kam bindjen se Edi Rama po shkon drejt një katastrofe politike të vetës që e meriton. Më vinë informacione këto kohë që sigurisht duan verifikuar, tmerrësisht të rënda dhe ai duhet të ikë një minutë e më parë”.