Berisha: Rrogat e ushtarakëve dhe mjekëve në Kosovë dy herë më të larta se në Shqipëri

Placeholder Image

Ish- kryeministri Sali Berisha në një status në FB shkruan se rrogat e ushtarakëve dhe mjekëve në Kosovë janv dy herë më të larta se në Shqipëri.

Shtatë vite më parë kujton Berisha, rrogat në Shqipëri ishin mctë larta se ato në Bullgari, Rumani, Serbi, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovine, Mal i Zi dhe Kosovë por sot sipas tij Rama të cilin e quan shpesh me pseudonimin ‘Zografis bis’ e akuzon se zbatoi politikën e spastrimit etnik të shqiptarëve.

Por jo vetëm Berisha thotë se sot shqiptarët marrin 15% më pak rrogë se sa 7 vite më parë kur ai ishte kryeministër.

STATUSI I SALI BERISHËS

Rrogat e ushtarakeve dhe te mjekve ne Kosove dy here me te larta sesa rrogat ne Shqiperi!

Te dashur miq, shtate vite me pare rrogat ne Shqiperi ishin me te larta se sa ne 7 vende te rajonit Bullgari, Rumani, Serbi, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovine, Mal i Zi dhe Kosove.

Duke zbatuar politiken e spastrimit etnik te shqiptareve nga Shqiperia Zografi bis bllokoi per 7 vite rritjen e rrogave.

Rrezultatet e kesaj politike jane:
1- shqiptaret kane rroga me te ulta se te gjitha vendet e rajonit. Kosova per mjeket, infermieret dhe ushtaraket jep rroga mbi dy here me te larta se sa Shqiperia.
2- shqiptaret jo vetem kane rrogat me te ulta ne rajon por marrin sot 15% me pak krahasuar me çmimet se sa 7 vite me pare

3- kjo eshte nje nder shkaqet baze te largimit masiv te qytetareve nga Shqiperia dhe trefishimit te nivelit te mjerimit ne Shqiperi.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor BERISHA
Po ju dergoj Pagat e Forcave te Sigurise se Kosoves, 2-3 fish me te larta se te Forcave te Armatosura, ushtrise shqiptare

SHKARKO APP