Berisha, Ruçit: Thirr Ramën të vijë në Kuvend, mos fshihet

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, që të thërrasë që të jetë i pranishëm në Kuvend edhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas ish-kryeministrit, mungesa e kryeministrit në kuvend ditën që diskutohet për buxhetin është shkelje e rëndë Kushtetuese.

“Jo me vezë por dhe me speca po ta gjuajnë ai duhet të jetë këtu. Thirre të vijë këtu urgjent, të vijë këtu urgjent sepse bëhet fjalë për buxhetin e shtetit. Të vijë këtu sepse kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?