Berisha: Suel Çela vendosi Sara Milen në Elbasan. Ben Qimja ndihmoi Zegjinenë në Fier

Sali Berisha këtë mbrëmje ka folur me emra. Sipas tij, Ben Qimja ka ndihmuar Zegjinenë në Fier që të fitojë mandatin si deputete. “Ben Qimen e vunë në kërkim me kusht që të ndihmonte Zegjinenë”, tha kreu i Partisë Demokratike. Berisha kaloi në Elbasan.

”Suel Çela, pasi futi Adi Qosen në listë të mbyllur, i tha Ramës që Sara Milen ta vendoste në listë të hapur se e nxirrte ai. Si e nxori? Me policinë në fushatë. Shefi i komisariatit të Prrenjasit i ka marrë një nga një qytetarët, duke i thënë se duhet të votojnë Sara Milen.

Në Kavajë, karteli Troplini dhe Shyti në qendrën e numërimit sepse mbështesnin kandidatë të ndryshëm. Në Elbasan ia thyen kockat ish-shoferit të Taulant Ballës sepse nuk po mbështeste Sarën, por një kandidate tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besa Spaho, nënkryetarja e Korçës, e mbrojtur nga Suel Çela. Çfarë donte ai në Korçë? Ergys Agasi i kishte dhënë Korçën. Sot ky njeri është zhdukur, thuhet që kanë rrahur Gjushin para 4 ditësh. Gjoja në kërkim, por portin e kanë prapë ata”, shtoi Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?