FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha sulmon ish-ministrin e tij demokrat, Ilir Rusmaili: Një mercenar i pushtetit!

Berisha nuk ndalon në akuzat e tij. Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një deklarate për gazetarët sulmoi ish ministrin e tij demokrat Ilir Rusmaili. Dikur ka qenë zv/kryeministër dhe ministër në kabinetin e Berishës e ku lideri i PD e lavderonte Rusmailin si një nga ministrat më profesionistë. Por sot Berisha e quan mercenar pa asnjë normë njerëzore, pasi sipas kreut të PD bllokoi procesverbalet e kërkuara nga komisionerët.

Sali Berisha tha:”Paralajmëroj Ilirjan Celibashin që të dorëzojë çdo dokument që kërkohet në përputhje me ligjin dhe të hedhë poshtë qëndrimin e turpshëm prej mercenari të Ilir Rusmailit. Një figurë e zhveshur nga çdolloj norme standardi njerëzor, një shërbëtor pa asnjë parim që ka votuar të mos japin procesverbalet e QV kandidatëve apo Partisë Demokratike për Kukësin ku kemi fituar.

Mercenar pa asnjë lloj norme morale, njerëzore bllokon procesverbalet e kërkuara nga komisionerët, kjo nuk është detyrë e tij por e Ilirjan Celibashit, s’ka punë kurrkush, ato i jep ligji, e morët ju vesh, në qarkun që kemi fituar nuk dhanë procesverbalet, e verifikova se thashë është e pamundur, i kërkoj me urgjencë Ilirjan Celibashi të dorëzojë procesverbalet.”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Ilir Rusmaili nuk ka reaguar deri më tani për këto akuza.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?